Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Gratë pas lindjes më të rrezikuara nga depresioni dhe psikoza

Jetë 27/09/2025
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Gratë janë më të ekspozuara ndaj problemeve të shëndetit mendor në javët e para pas lindjes, sipas një analize të re të publikuar në Molecular Psychiatry.

Studimi, që përfshiu të dhënat e rreth 1.8 milion lindjeve në Suedi (2003–2019), tregon se rreziku për depresion është rreth 20% më i lartë në javët 5 deri në 15 pas lindjes krahasuar me periudhën para shtatzënisë.

Ndërsa rreziku për psikoza është gjashtë deri në shtatë herë më i lartë në pesë javët e para pas lindjes dhe mbetet dyfish më i lartë deri në javën e 20-të, shkruan Euronews transmeton Gazeta Shneta.

Ekspertët theksojnë se, ndryshe nga “baby blues” – ndryshimet e lehta dhe kalimtare të humorit – psikoza pas lindjes është një gjendje e rëndë që shoqërohet me deluzione, halucinacione, mani dhe konfuzion, por që trajtohet me sukses nëse kapet në kohë.

Të dhënat tregojnë gjithashtu se gjatë shtatzënisë numri i diagnozave për ankth, stres apo abuzim me substanca është më i ulët, ndoshta si rezultat i ndryshimeve biologjike dhe vizitave më të shpeshta mjekësore që ofrojnë mundësi për zbulim të hershëm.

Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë, rreth 10% e grave shtatzëna dhe 13% e grave pas lindjes preken nga çrregullime mendore, kryesisht depresioni.

Megjithatë, një studim tjetër nga Karolinska Institutet sugjeron se nënat në Suedi janë më pak të prirura të tentojnë vetëvrasje gjatë ose pas shtatzënisë krahasuar me burrat.

Studiuesit theksojnë rëndësinë e monitorimit të shëndetit mendor gjatë dhe pas shtatzënisë, duke theksuar se ndërhyrja e hershme mund të parandalojë pasoja të rënda./Gazeta Shneta/

Artikulli paraprakGjendet i vdekur 70-vjeçari në Durrës, dyshohet se është mbytur në det
Artikulli i rradhës Tylenol mbetet i sigurt për gratë shtatzëna, thonë ekspertët

Ju sugjerojmë

Anglia do të ndalojë shitjen e pijeve energjike për personat nën 16 vjeç

19/07/2026 Jetë

SHBA-të miratojnë një vaksinë të re kundër pneumokokut për fëmijët me rrezik të lartë

19/07/2026 Jetë

Mbi 70 punonjës shëndetësorë infektohen me Ebola gjatë përballjes me shpërthimin në Republikën Demokratike të Kongos

19/07/2026 Jetë

Pse mushkonjat pickojnë disa njerëz më shumë se të tjerët?

19/07/2026 Jetë

Ekspertët shpjegojnë si ndikon vapa ekstreme në organizmin e njeriut

19/07/2026 Jetë

Aksident i rëndë në Rrugën e Kombit, dy persona në gjendje të rëndë

19/07/2026 Jetë
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.