Bashkimi Evropian ka dhënë miratimin për medikamentin Kisunla, i cili trajton çrregullime të lehta kognitive dhe fazat e hershme të sëmundjes Alzheimer, por efektiviteti i tij mbetet i debatuar nga komuniteti mjekësor.
Kisunla, prodhuar nga kompania amerikane Eli Lilly, përmban antitrupin donanemab dhe konsiderohet një trajtim inovativ, krahasuar me ilaçet e tjera si Leqembi i Biogen dhe Esai, shkruan MedicalXpress transmeton Gazeta Shneta
Megjithatë, përfitimet e vërteta për pacientët janë minimale dhe disa ekspertë argumentojnë se ndryshimi nuk është i mjaftueshëm për të justifikuar përdorimin.
Përdorimi i medikamentit është i kufizuar për pacientët në fazat e hershme të Alzheimerit dhe për ata që nuk kanë mutacione gjenetike që rrisin rrezikun e efekteve anësore serioze, si hemorragjitë dhe edemë cerebrale.
Shtetet anëtare të BE-së vendosin vetë për rimbursimin e medikamentit.
Për shembull, Franca nuk e ka aprovuar për rimbursim të shpejtë, ndërsa Britania e Madhe ka miratuar trajtimin, por nuk do ta mbulojë financiarisht për shkak të kostos së lartë dhe përfitimeve të kufizuara./Gazeta Shneta/


