Instituti Kombëtar i Shëndetit në SHBA (NIH) ka shpallur një fond prej 50 milionë dollarësh për të mbështetur 13 projekte kërkimore mbi autizmin, të cilat ekspertët e konsiderojnë të fokusuar dhe me potencial për të dhënë përgjigje të besueshme.
Projeketet përfshijnë studime mbi biologjinë qelizore, gjenetikën, ndërveprimet mes gjenetikës dhe mjedisit, si dhe zhvillimin e individëve me autizëm gjatë kohës.
Ky fond vjen në kohën kur Presidenti Donald Trump lidhi autizmin me vaksinat dhe përdorimin e ilaçeve si Tylenol, pa bazë shkencore, shkruan Reuters transmeton Gazeta Shneta.
Ekspertët dhe organizatat mjekësore e kanë kritikuar këtë qasje dhe e shohin financimin e NIH si një kontrast të fortë me pretendimet e pambështetura politikisht.
Disa prej projekteve do të fokusohen te ndikimet mjedisore gjatë shtatzënisë, ekspozimet ndaj toksinave, ndërveprimet ushqimore dhe kimike, si dhe përdorimi i të dhënave gjenomike për të kuptuar shkaqet e mundshme të autizmit.
Njëkohësisht, studime të tjera do të analizojnë qasjen te shërbimet e shëndetit dhe trajtimet e hershme për të përmirësuar rezultatet e fëmijëve me autizëm./Gazeta Shneta/


