Një substancë kimike e ndaluar në xhelin e thonjve në Bashkimin Evropian, Trimethylbenzoyl Diphenylphosphine Oxide (TPO), vazhdon të përdoret në stomatologji në Portugali.
TPO përdoret në disa materiale dentare si mbushjet dhe cementet, duke ndihmuar në forcimin dhe qëndrueshmërinë e tyre përmes dritës UV, shkruan Euronews përcjell Gazeta Shneta.
Komisioni Evropian e ndaloi përdorimin e TPO në kozmetikë më 1 shtator për shkak të efekteve të mundshme kancerogjene dhe toksike për riprodhimin.
Sidoqoftë, në stomatologji përqindja e kësaj substance është shumë më e ulët se në produktet kozmetike, dhe përdorimi i saj mbetet i lejuar.
Shoqata e Dentistëve të Portugalisë ka konfirmuar përdorimin e TPO në procedura si mbushja e dhëmbëve, trajtimet estetike dhe shërbimet e parandalimit, ndërsa autoritetet portugeze po monitorojnë situatën për të siguruar zbatimin e ligjit vetëm në kozmetikë./Gazeta Shneta/


