Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Paralajmërojnë shkencëtarët: Dy mushkonjat që transmetojnë sëmundje tropikale po përhapen në Britani

Lajme 02/10/2025
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Shkencëtarët kane paralajmeruar se dy specie mushkonjash të rrezikshme për shëndetin publik janë zbuluar në Mbretërinë e Bashkuar dhe po përhapen me shpejtësi për shkak të ngrohjes globale.

Aedes aegypti (e njohur si mushkonja egjiptiane) dhe Aedes albopictus (mushkonja tigër ose e pyllit), janë bartëse të njohura të disa sëmundjeve të rrezikshme si ethet e verdha, dengi, chikungunya, Zika dhe dirofilarioza.

Zbulimi u bë përmes kurtheve të vendosura nga Agjencia e Sigurisë Shëndetësore në Mbretërinë e Bashkuar.

Rastet e zbuluara:

Vezë të mushkonjës egjiptiane u identifikuan në shtator 2023 në një depo mallrash pranë aeroportit të Heathrow në Londër.

Mushkonjat tigër u panë për herë të parë që prej vitit 2019 në një stacion shërbimi në autostradë në Kent.

Këto gjetje ngrenë shqetësime serioze për përhapjen e këtyre specieve në territorin britanik, ndërsa më parë ato ishin të kufizuara në zonat tropikale dhe subtropikale. Megjithatë, mushkonja tigër tashmë ka krijuar popullata të qëndrueshme në Evropën Jugore dhe Qendrore, duke dëshmuar se mund të mbijetojë edhe në klima më të freskëta.

Ekspertët theksojnë se ndryshimet klimatike, rritja e temperaturave dhe lëvizjet e mallrave nëpërmjet transportit ndërkombëtar, po krijojnë kushte të favorshme për përhapjen e këtyre mushkonjave në vendet që më parë konsideroheshin të sigurta.

Autoritetet britanike po monitorojnë situatën dhe kanë rritur masat e survejimit për të parandaluar vendosjen e përhershme të këtyre mushkonjave në territorin e vendit.

Artikulli paraprakMuaji i ndëgjegjësimit për kancerin e gjirit – Dr Arben Bislimi: Zbulimi i hershëm shpëton jetë, kryeni mamografi të rregullta dhe vetëkontrolle të gjirit
Artikulli i rradhës Me moton “Me ty fillon parandalimi”, lansohet fushata sensibilizuese kundër kancerit të gjirit

Ju sugjerojmë

Aksidenti tragjik në Komoran: Tre të lënduarit po trajtohen në QKUK, gjendja e tyre e rëndë

21/07/2026 Lajme

Moti i lig: Ekipet e KEDS-it në terren për të monitoruar situatën me rrymë

21/07/2026 Lajme

Gruaja e Hysen Durmishit bëhet këshilltare e ministrit Vitia

21/07/2026 Lajme

IKD: Ngërçi politik po rrezikon funksionimin e institucioneve të pavarura

21/07/2026 Lajme

Peticion me 110 mijë nënshkrime kërkon gjashtë muaj pushim të lehonisë në Zvicër

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Arratiset një person i ndaluar gjatë trajtimit mjekësor në Suharekë

21/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.