Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Muaji i ndëgjegjësimit për kancerin e gjirit – Dr Arben Bislimi: Zbulimi i hershëm shpëton jetë, kryeni mamografi të rregullta dhe vetëkontrolle të gjirit

Mjeku i javës 02/10/2025
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Muaji tetor në të gjithë botën konsiderohet si muaji i ndërgjegjësimit për kancerin e gjirit, për të rritur vëmendjen dhe mbështetjen për sensibilizimin, zbulimin e hershëm, trajtimin, si dhe kujdesin paliativ për këtë sëmundje.

Kanceri i gjirit është kanceri më i zakonshëm i grave në mbarë botën dhe zbulimi i hershëm i sëmundjes mbetet guri i themelit të kontrollit të kancerit të gjirit.

Në lidhje me këtë temë, në rubrikën “Mjeku i Javës”, për gazetën Shneta, ka folur specialisti i onkologjisë në Klinikën Onkologjike në QKUK, onkologu, Dr. Arben Bislimi.

Dr. Bislimi flet për shkaktarët kryesor, simptomat dhe trajtimin e kancerit të gjirit dhe tregon për rëndësinë që ka mamografia, duke thënë se roli i mamografisë është kyç në zbulimin e hershëm dhe rrit mundësinë për trajtim efektiv.

– Çfarë është kanceri i gjirit?

Dr. Bislimi: Kanceri i gjirit është një sëmundje malinje që atakon gjirin si pjesë e organizimit, i cili shfaqet kur qelizat fillojnë të rriten në mënyrë të pakontrolluar. Ai mund të ndodhi tek gratë dhe, në raste më të rralla, edhe tek burrat(1%)

– Cilët janë faktorët e rriskut për kancerin e gjirit?

Dr. Bislimi: Faktorët e rriskut i kemi ndarë në ata të cilët nuk mund t’i ndryshojmë dhe ata të cilët mund të kemi ndikim me veprimet tona.

Faktorët e rrezikut për kancerin e gjirit që nuk mund të ndryshohen përfshijnë:

Gjinia: Gratë kanë rrezik më të lartë.

Mosha: Rreziku rritet me moshën.

Historia familjare: Anëtarë të familjes me kancer të gjirit.

Gjenetika: Ndryshime në gjenet BRCA1 dhe BRCA2.

Raca/etnia: Raca e bardhë ka rrezik më të lartë

Histori personale e kancerit: Kancer në një gjirin e mëparshëm.

Terapitë e mëparshme: Rrezatimi në zonën e gjoksit.

Faktorët e rrezikut për kancerin e gjirit që mund të ndryshohen përfshijnë:

Pesha: Mbipesha dhe obeziteti rrisin rrezikun.

Aktiviteti fizik: Mungesa e aktivitetit fizik.

Dieta: Ushqimi i varfër dhe konsumimi i ushqimeve të përpunuara.

Alkooli: Konsumi i tepruar i alkoolit.

Duani: Pirja e duhanit.

Menopauza e hershme: Fillimi i menstruacioneve herët ose menopauza e vonuar.

Lëndët kimike: Ekspozimi ndaj disa kimikateve dhe hormoneve

– Çfarë e shkakton kancerin e gjirit?

Dr. Bislimi: Arsyet jane multifaktoriale, gjegjësisht çdo gjë fillon nga Karcinogjeneza dmth. procesi i zhvillimit të kancerit, që përfshinë një seri ndryshimesh biologjike dhe gjenetike që transformojnë qelizat normale në qeliza malinje.

– Cilat janë simptomat e kancerit të gjirit?

Dr. Bislimi: Simptomat e kancerit të gjirit përfshijnë: Një masë e paqartë në gjoks(gji) ose nënsqetull, ndryshimi i madhësisë ose formës së gjirit, lëkura e kuqe, si levorja e portokallit, tërheqja e thimthit nga brenda, sekrecion nga gjiri

Simptomat nuk janë përherë tregues se kemi të bëjmë me kancer, për atë duhet të kërkohet ndihma e mjekut për çdo gjë të dyshimtë në trupin tonë.

– Çfarë roli kanë faktorët gjenetik?

Dr. Bislimi: Faktorët gjenetikë luajnë një rol të rëndësishëm në kancerin e gjirit: Mutacionet gjenetike:Ndryshimet në gjenet si BRCA1 dhe BRCA2 rrisin rrezikun e zhvillimit të kancerit të gjirit dhe kancerit te vezoreve. Historia familjare e kancerit mund të tregojë për prani të këtyre mutacioneve. Disa mutacione mund të ndikojnë në përgjigjen ndaj terapive të caktuara. Këta faktorë gjenetikë janë të rëndësishëm për identifikimin e individëve në rrezik dhe për strategjitë e parandalimit dhe trajtimit te semundjes.

– Sa është i shpeshtë kanceri i gjirit?

Dr. Bislimi: Kanceri i gjirit është kanceri më i shpeshtë tek gratë, duke përbërë rreth 25% të të gjitha rasteve të reja të kancerit globalisht. Çdo vit diagnostikohen rreth 2.3 milion raste të reja, çdo e teta grua mund te jete nje nga ato qe do te atakohen nga kjo sëmundje.

Në vendin tonë sipas regjistrit klinik deri në muajin shtator janë evidentuar 330 raste të reja me kancer gjiri.

– Si bëhet trajtimi i tij?

Dr. Bislimi: Zgjedhja e trajtimit varet nga stadi i sëmundjes dhe tipi i kancerit, si dhe karakteristikat individuale të pacientit. Trajtimi përfshinë kirurgjinë, kimioterapinë, terapinë hormonale, terapinë target, dhe imunoterapinë.

– Rëndësia e mamografisë?

Dr. Bislimi: Mamografia është një procedurë diagnostike imazherike që përdoret për të zbuluar kancerin e gjirit në stadet e hershme, shpesh përpara se simptomat të bëhen të dukshme. Ajo përdorë rreze X me dozë të ulët për të krijuar imazhe të gjirit, duke identifikuar ndryshime ose anomali si tumore ose kalcifikime. Mund të jetë mamografi screening dhe diagnostike.

Roli i mamografisë është kyç në: Zbulimin e hershëm, që rrit mundësinë për trajtim efektiv. Uljen e vdekshmërisë nga kanceri i gjirit, pasi kanceri zbulohet në stade të hershme dhe të kurueshme. Monitorimin e gjirit te gratë me rrezik të lartë, ose pas trajtimit për të ndjekur ecurinë e gjendjes

– Cili është roli i kirurgjisë për kurimin e kancerit të gjirit?

Dr. Bislimi: Kirurgjia është një nga trajtimet kryesore për kancerin e gjirit dhe ka për qëllim heqjen e tumorit dhe indit të prekur nga kanceri, duke ndihmuar në kontrollin lokal të sëmundjes dhe parandalimin e përhapjes së saj.

Roli i kirurgjisë përfshinë: Heqja e tumorit: duke ulur rrezikun e rikthimit lokal të kancerit.

Vlerësimi i përhapjes: Gjatë operacionit, nyjet limfatike afër gjirit dhe nensqetull mund të hiqen dhe të analizohen për të parë nëse kanceri është përhapur I cili lun rol prediktiv dhe prognostik.

Metodat kryesore të kirurgjisë për kancerin e gjirit: Lumpektomia (kirurgjia konservuese e gjirit). Mastectomia:Heqja e të gjithë gjirit , e cila mund te jete e disa formave. Biopsia e nyjes sentinel (nyja limfatike pararojë). Diseksioni aksilar (heqja e nyjeve limfatike) dhe Kirurgjia riparuese (rekonstruktive).

Për fund, si onkolog, dua të përcjell një mesazh të rëndësishëm gjatë muajit të vetëdijesimit për kancerin e gjirit: zbulimi i hershëm shpëton jetë. Ju inkurajoj të kryeni mamografi të rregullta dhe vetëkontrolle të gjirit.
Njohja e trupit tuaj dhe kapja e shenjave të hershme është një hap vendimtar drejt trajtimit të suksesshëm. Kujdesi për shëndetin tuaj sot mund të bëjë ndryshimin e madh nesër. Mos e neglizhoni-bisedoni me mjekun tuaj dhe bëni kontrollat e nevojshme!

/Gazeta Shneta/

Artikulli paraprak212 pacientë të shtrirë në Spitalin e Përgjithshëm të Pejës
Artikulli i rradhës Paralajmërojnë shkencëtarët: Dy mushkonjat që transmetojnë sëmundje tropikale po përhapen në Britani

Ju sugjerojmë

Mjeku i Javës – Dr. Valon Hamza: Si ndikojnë temperaturat e larta në sistemin tretës

16/07/2026 Mjeku i javës

Mjeku i Javës – Dr. Ramadan Halimi: Kur ankthi maskohet si sëmundje – simptomat që ngatërrojnë pacientët

06/07/2026 Mjeku i javës

Mjeku i Javës: Dr. Zarife Rexha flet për rrezikun nga temperaturat e larta për pacientët me sëmundje kardiovaskulare

29/06/2026 Mjeku i javës

Mjeku i Javës: Dr. Albana Bislimi Krasniqi flet për rëndësinë e dhurimit të gjakut dhe sfidat e furnizimit me gjak në Kosovë

22/06/2026 Mjeku i javës

Mjeku i Javës: Dr. Rreze Serhati-Morina flet për sëmundjet e tiroides, simptomat dhe rëndësinë e diagnostikimit në kohë

15/06/2026 Mjeku i javës

Mjeku i Javës – Dr. Osman Ramadani: Sëmundjet kardiovaskulare, faktorët e rrezikut dhe rëndësia e parandalimit.

08/06/2026 Mjeku i javës
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.