Një studim i ri ka treguar se përdorimi i medikamenteve për ADHD nga fëmijët dhe të rriturit lidhet me rritje të vogla të presionit të gjakut dhe rrahjeve të zemrës. Autorët e konsiderojnë këtë lajm qetësues, duke sugjeruar se barnat nuk shkaktojnë ndryshime serioze në shëndetin kardiovaskular.
Studimi i publikuar në revistën “The Lancet Psychiatry”, analizoi të dhënat nga 102 prova të kontrolluara të rastësishme, që përfshinin mbi 22,700 persona me ADHD.
Studiuesit krahasuan efektet e disa barnave dhe vunë re rritje të vogla në presionin e gjakut, rrahjet e zemrës dhe tregues të tjerë të aktivitetit elektrik kardiak.
Sipas rezultateve, nuk kishte dallime të mëdha midis barnave stimulante dhe atyre jostimulante. Ilaçi guanfacine ishte i vetmi që shoqërohej me ulje të presionit të gjakut dhe të frekuencës kardiake, shkruan Health Day transmeton Gazeta Shneta.
“Raporti rrezik–përfitim është përgjithësisht qetësues për individët që përdorin këto medikamente,” theksuan autorët e studimit.
Këto gjetje janë të rëndësishme pasi shqetësimet për ndikimin e medikamenteve të ADHD-së në zemër kanë qenë të pranishme prej kohësh.
Studimi i ri ofron siguri shtesë për pacientët dhe prindërit, duke sugjeruar se barnat janë në përgjithësi të sigurta, kur përdoren nën kujdes mjekësor. /Gazeta Shneta/


