Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Pirja e duhanit rrit ndjeshëm rrezikun e goditjeve në tru tek të rinjtë

Jetë 14/10/2025
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Një studim i ri ka zbuluar se pirja e duhanit dyfishon rrezikun e goditjeve në tru të tipit “të pashpjeguara”, si tek mosha e mesme ashtu edhe tek të rinjtë.

Sipas studimit të publikuar në revistën “Neurology”, pirja e rëndë e duhanit është veçanërisht e dëmshme, pasi personat që pijnë më shumë se një pako në ditë për 20 vjet kanë më shumë se katërfish rrezik për goditje krahasuar me ata që nuk pijnë duhan, shkruan burimi Health Day transmeton Gazeta Shneta.

Studiuesit, të udhëhequr nga Phillip Ferdinand në Universitetin Keele të Mbretërisë së Bashkuar, u përqendruan në një formë të goditjes në tru të quajtur goditje kriptogjene — që ndodh kur rrjedha e gjakut në tru bllokohet pa një shkak të qartë.

Ata analizuan të dhënat e 546 personave të moshës 18–49 vjeç që kishin përjetuar një goditje të tillë dhe i krahasuan me një grup tjetër të së njëjtës moshë që nuk kishte pasur goditje.

Rezultatet treguan se 33% e duhanpirësve kishin pësuar një goditje të pashpjeguar, kundrejt 15% të atyre që nuk pinin duhan.

Rreziku ishte më i lartë tek meshkujt dhe te personat mbi 45 vjeç, ku shanset për goditje ishin gati pesë herë më të mëdha. Gjithashtu, sa më shumë duhan të pihej, aq më i madh bëhej rreziku.

Sipas Organizatës Botërore të Strokut, tymi i duhanit përmban mijëra kimikate që dëmtojnë sistemin e qarkullimit të gjakut.

Monoksidi i karbonit ul oksigjenin në gjak, ndërsa nikotina rrit presionin e tij. Për më tepër, duhani ndikon negativisht në kolesterol dhe shkakton ngurtësim të arterieve — duke rritur ndjeshëm gjasat për goditje në tru. /Gazeta Shneta/

Artikulli paraprakPasiguri mbi hapat e mëtejshëm në Gaza
Artikulli i rradhës Qeset e çajit çlirojnë miliarda grimca mikroplastike në çdo filxhan

Ju sugjerojmë

Mundësi punësimi për infermierë në Holandë

21/07/2026 Jetë

Anglia do të ndalojë shitjen e pijeve energjike për personat nën 16 vjeç

19/07/2026 Jetë

SHBA-të miratojnë një vaksinë të re kundër pneumokokut për fëmijët me rrezik të lartë

19/07/2026 Jetë

Mbi 70 punonjës shëndetësorë infektohen me Ebola gjatë përballjes me shpërthimin në Republikën Demokratike të Kongos

19/07/2026 Jetë

Pse mushkonjat pickojnë disa njerëz më shumë se të tjerët?

19/07/2026 Jetë

Ekspertët shpjegojnë si ndikon vapa ekstreme në organizmin e njeriut

19/07/2026 Jetë
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.