Aktiviteti fizik i rregullt është thelbësor për ruajtjen e shëndetit dhe energjisë, veçanërisht me kalimin e moshës. Megjithatë, shumë njerëz e kanë të vështirë të gjejnë kohë për t’u ushtruar.
Një studim i ri tregon se të ashtuquajturat “ushtrime të shkurtra” mund të jenë një mënyrë efektive për njerëzit më pak aktivë që të përmirësojnë funksionin kardiopulmonar (zemrës dhe mushkërive), shkruan burimi Medical News Today transmeton Gazeta Sheta.
Këto ushtrime përfshijnë periudha të shkurtra aktiviteti, rreth 5 minuta, të përsëritura të paktën dy herë në ditë. Studiuesit theksojnë se ky model është më i lehtë për t’u ndjekur krahasuar me programet tradicionale që kërkojnë më shumë kohë.
Aktiviteti fizik ndihmon në uljen e rrezikut për sëmundje kardiovaskulare, diabet, hipertension, depresion, obezitet, osteoporozë dhe vdekje të parakohshme. Sidoqoftë, shumë të rritur nuk arrijnë rekomandimet e Qendrës për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC) – 150 minuta aktivitet të moderuar ose 75 minuta aktivitet intensiv në javë.
Sipas Miguel Ángel Rodríguez, studiues në Universitetin e Oviedos në Spanjë dhe autor kryesor i studimit të botuar në “British Journal of Sports Medicine”, “mungesa e kohës dhe motivimit janë arsyet më të zakonshme pse njerëzit nuk ushtrohen. Ushtrimet e shkurtra i adresojnë të dyja këto pengesa – janë të shpejta, fleksibël dhe lehtë të përshtatshme në rutinën e përditshme.” /Gazeta Shneta/


