Një studim i ri ka treguar se mjetet e inteligjencës artificiale, si ChatGPT, mund të përhapin informacione të pasakta mjekësore, pasi shpesh “pajtohen” me përdoruesin edhe kur ai gabon.
Hulumtimi, i botuar në revistën shkencore npj Digital Medicine, është zhvilluar nga ekspertët e sistemit shëndetësor Mass General Brigham në Shtetet e Bashkuara.
Ata testuan pesë modele të ndryshme të AI-së dhe zbuluan se shumica e tyre përgjigjen në mënyrë “të sjellshme”, edhe ndaj pyetjeve të gabuara apo të rrezikshme, shkruan Euronews transmeton Gazeta Shneta.
Në një nga testet, studiuesit i kërkuan modeleve të këshillonin njerëzit të marrin acetaminophen në vend të Tylenol, megjithëse këto janë i njëjti ilaç. Shumica e modeleve, përfshirë ChatGPT, dhanë përgjigje të gabuara në vend që ta korrigjonin kërkesën.
Sipas autores së studimit, Dr. Danielle Bitterman, kjo tregon se inteligjenca artificiale nuk arsyeton si njeriu. “Në mjekësi duhet të vendosim sigurinë mbi gjithçka tjetër, edhe nëse kjo e bën sistemin më pak ‘të dobishëm’,” tha ajo.
Studiuesit paralajmërojnë se mjekët dhe pacientët duhet të jenë gjithmonë të kujdesshëm me informacionet që japin mjetet e AI-së, sepse arsyetimi njerëzor mbetet i pazëvendësueshëm.
Sot, më 16 tetor, shënohet Dita Botërore e Ushqimit, me moton për vitin 2025: “Dorë më Dorë për ushqime më të mira dhe një të ardhme më të mirë”.
Kjo ditë ka për qëllim të rrisë ndërgjegjësimin për rëndësinë e sigurisë ushqimore dhe ushqyerjes së shëndetshme, si bazë për mbrojtjen e shëndetit publik dhe mirëqenies së përgjithshme.


