Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

OBSH: Një në gjashtë infeksione bakteriale janë tashmë rezistente ndaj ilaçeve standarde

Jetë 20/10/2025
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Një në gjashtë infeksione bakteriale në botë nuk iu përgjigjet më trajtimeve standarde me antibiotikë, njofton një raport i ri i Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH). Ky fenomen, i njohur si rezistenca ndaj antimikrobikëve (AMR), ndodh kur bakteret dhe patogjenë të tjerë evoluojnë në mënyrë që antibiotikët standardë të mos mund t’i kontrollojnë më.

OBSH thekson se veprime të tilla si ndërprerja e trajtimit me antibiotikë përpara përfundimit të kursit ose përdorimi i tyre për sëmundje të padobishme përbëjnë një nxitës të këtij procesi.

Raporti i organizatës mbuloi mbi 23 milionë raste në 104 vende në vitin 2023 dhe tregoi se rezistenca ka arritur në rreth 40% të kombinimeve patogjen-antibiotik që u analizuan që nga viti 2018, shkruan burimi Euronews Health transmeton Gazeta Shneta.

Problemi është më i theksuar në vendet me të ardhura të ulëta dhe të mesme, ku survejimi dhe diagnostikimi mikrobiologjik është i kufizuar.

Në Azi Juglindore dhe Mesdheun Lindor, një në tre infeksione bakteriale tashmë është rezistente, krahasuar me një në pesë në Afrikë.

Rezistenca po rritet më shpejt tek bakteret gram-negative, përgjegjëse për infeksionet e rënda spitalore. Disa specie, si Klebsiella pneumoniae dhe E. coli, kanë shfaqur nivele rezistence mbi 70% në disa pjesë të Afrikës. Edhe trajtimi i fundit për gonorrienë, ceftriaksoni, po tregon shenja rezistence në disa vende të Mesdheut Lindor.

Tedros Adhanom Ghebreyesus, thekson se e ardhmja varet nga forca e sistemeve për parandalim, diagnostikim dhe trajtim infeksionesh, si dhe nga inovacioni me antibiotikët e gjeneratës së re dhe testet molekulare të shpejta. /Gazeta Shneta/

Artikulli paraprakStudim: Vaksina kundër RSV është e sigurt për foshnjat, edhe kur nëna është vaksinuar gjatë shtatzënisë
Artikulli i rradhës Spitali në Shqipëri jep përditësim zyrtar mbi gjendjen shëndetësore të Fatos Nanos

Ju sugjerojmë

Mundësi punësimi për infermierë në Holandë

21/07/2026 Jetë

Anglia do të ndalojë shitjen e pijeve energjike për personat nën 16 vjeç

19/07/2026 Jetë

SHBA-të miratojnë një vaksinë të re kundër pneumokokut për fëmijët me rrezik të lartë

19/07/2026 Jetë

Mbi 70 punonjës shëndetësorë infektohen me Ebola gjatë përballjes me shpërthimin në Republikën Demokratike të Kongos

19/07/2026 Jetë

Pse mushkonjat pickojnë disa njerëz më shumë se të tjerët?

19/07/2026 Jetë

Ekspertët shpjegojnë si ndikon vapa ekstreme në organizmin e njeriut

19/07/2026 Jetë
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.