Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Nga Gjermania në Kosovë, gastroenterologu Ideal Jaka rikthehet për t’u shërbyer pacientëve në vendin e tij

Lajme 28/10/2025
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Dr. Ideal Jaka, internist dhe gastroenterolog, rikthehet në Kosovë pas disa vitesh eksperiencë në Gjermani, me një qëllim që të kontribuojë dhe të ofrojë shërbim të drejtpërdrejtë për njerëzit e vendit të tij.

“Fakultetin e Mjekësisë e kam përfunduar në Universitetin e Prishtinës, ku fillimisht kam kryer specializimin për Mjekësi Interniste dhe pastaj për Gastroenterologji. Në vitin 2014-2015 jam zhvendosur në Gjermani me qëllim të avancimit profesional, ku përfundova edhe një herë specializimin në Gastroenterologji në Mjekësinë Interniste. Aktualisht kam disa vite si kryemjek në spitalin e landit të Hisenit në Gjermani,” tregon Dr. Jaka.

Sidoqoftë, ideja e rikthimit në Kosovë ka qenë gjithmonë në mendjen e tij, shkruan Gazeta Shneta.

“Kur jam zhvendosur në Gjermani, gjithmonë kisha në mendje që të kthehem dhe të kontribuoj për Kosovën. Ofrimi i shërbimeve për pacientët e vendit tim është, përveç një lloj patriotizmi të vogël, edhe një nder dhe kënaqësi që nuk e ndjen me pacientët e tjerë. Kjo ka qenë një pjesë e rëndësishme e qëllimit të punës time nga Gjermania këtu,” shprehet ai.

Që nga korriku i këtij viti, Dr. Jaka ka filluar punën në ordinancën e tij   ” Klinika Gastroenterologjike” në Gjakovë duke ofruar shërbime kryesisht në fushën internistike dhe gastroenterologjike.

 “Kemi filluar me vizita specialistike, ekzaminime sonografike, gastroskopike, kolonoskopike dhe shumë shërbime të tjera në fushën e gastroenterologjisë,” thotë ai./Gazeta Shneta/

Për më shumë ndiqni intervistën:

Artikulli paraprakNë Kongresin e OMK-së e ftuar edhe mjekja nga Beogradi Vojislava Neskovic
Artikulli i rradhës “Mashtrim dhe shmangie nga tatimi” – Prokuroria sekuestron pasuritë e International Medicare dhe Sante Plus Group

Ju sugjerojmë

Spitali i Përgjithshëm i Pejës apelon për zgjidhje urgjente të problemit me mbeturinat nga institucionet përgjegjëse

22/07/2026 Lajme

15 të lënduar gjatë stuhisë së fuqishme në Shkup

22/07/2026 Lajme

IHMK paralajmëron: Pritet stuhi e fuqishme në të gjithë Kosovën

22/07/2026 Lajme

Foshnja vdiq nga uria, prindërit gjermanë dënohen me burgim të përjetshëm

21/07/2026 Lajme

Tre të vdekur nga hantavirusi në Venezuelë

21/07/2026 Lajme

IQK ndalon punimet në 16 vendpunishte për shkelje ligjore që rrezikojnë punëtorët

21/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.