Një studim i ri i publikuar në Annals of Internal Medicine ka zbuluar se dieta mesdhetare është më efektive se këshillat tradicionale ushqimore në menaxhimin e sindromës së zorrës së irrituar (IBS).
Hulumtimi, i zhvilluar nga University of Sheffield në Mbretërinë e Bashkuar, përfshiu 110 persona të moshës 18–65 vjeç me IBS, shkruan MedicalXpress transmeton Gazeta Shneta.
Pas gjashtë javësh, 62% e atyre që ndoqën dietën mesdhetare raportuan përmirësim të dukshëm të simptomave, kundrejt 42% të pjesëmarrësve që ndoqën dietën tradicionale.
Përveç reduktimit të dhimbjeve të barkut, studiuesit theksojnë se dieta mesdhetare e pasur me fruta, perime, vaj ulliri dhe peshk përmirëson ndjeshëm cilësinë e jetës së pacientëve me IBS.


