Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Dieta ushqyese ndikon në ritmin e plakjes biologjike

Jetë 28/10/2025
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Një grup shkencëtarësh ka hetuar së fundmi lidhjen midis cilësisë së dietës ushqyese dhe plakjes biologjike, duke përdorur të ashtuquajturat “ora epigjenetike” për të matur ndryshimet në ADN.

Sipas raportimit të Medical News Today, kjo orë mund të jetë si biomarker që mat ndryshimet në metilimin e ADN-së, duke vlerësuar moshën biologjike të individit krahasuar me moshën e tij kronologjike, përcjell Gazeta Shneta.

Ora epigjenetike përdoret gjerësisht në kërkime për të kuptuar proceset e plakjes, ndikimin e stilit të jetesës dhe faktorëve mjedisorë në shëndet, si dhe për të parashikuar rrezikun për sëmundje kronike. Një nga modelet më të njohura është ajo e zhvilluar nga shkencëtari Steve Horvath, e cila vlerëson rajonet e metiluara të ADN-së për të përcaktuar “moshën epigjenike”. Një moshë biologjike më e lartë se ajo reale mund të tregojë plakje të përshpejtuar.

Studimi, i publikuar në “Journal of Clinical Nutrition”, analizoi 826 të rritur dhe të rinj. Rezultatet treguan se dietat e varfra – me shumë ushqime të përpunuara, mish të kuq dhe pije të gazuara, por pak fruta e perime – lidhen me plakje më të shpejtë biologjike, madje edhe në moshë të re.

Në të kundërt, individët që ndiqnin një dietë të pasur me fruta, perime dhe ushqime të freskëta kishin shenja të plakjes më të ngadaltë.

Studiuesit theksojnë se këto gjetje nënvizojnë rëndësinë e një ushqyerjeje të shëndetshme për ruajtjen e vitalitetit dhe ngadalësimin e proceseve biologjike të plakjes. /Gazeta Shneta/

Artikulli paraprakNë Telemedicinë të QKUK-së mbahet Simpoziumi Ndërkombëtar i Kirurgjisë së Kraharorit VATS
Artikulli i rradhës Ankthi te të moshuarit mund të rrisë rrezikun e demencës

Ju sugjerojmë

Mundësi punësimi për infermierë në Holandë

21/07/2026 Jetë

Anglia do të ndalojë shitjen e pijeve energjike për personat nën 16 vjeç

19/07/2026 Jetë

SHBA-të miratojnë një vaksinë të re kundër pneumokokut për fëmijët me rrezik të lartë

19/07/2026 Jetë

Mbi 70 punonjës shëndetësorë infektohen me Ebola gjatë përballjes me shpërthimin në Republikën Demokratike të Kongos

19/07/2026 Jetë

Pse mushkonjat pickojnë disa njerëz më shumë se të tjerët?

19/07/2026 Jetë

Ekspertët shpjegojnë si ndikon vapa ekstreme në organizmin e njeriut

19/07/2026 Jetë
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.