Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Mungesa e vitaminave te personat me diabet tip 2, shqetësim në rritje

Jetë 28/10/2025
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Më shumë se gjysma e njerëzve me diabet tip 2 në Shtetet e Bashkuara mund të vuajnë nga mungesa e lëndëve ushqyese thelbësore si vitamina D, magnezi dhe vitamina B12, sipas një studimi të ri.

Studiuesit theksojnë se dieta, metabolizmi dhe disa medikamente të përdorura për trajtimin e diabetit mund të ndikojnë në mënyrën se si trupi përthith dhe përdor këto lëndë ushqyese, shkruan burimi Health përcjell Gazeta Shneta.

Hulumtimi, i botuar në “BMJ Nutrition, Prevention & Health”, analizoi të dhënat nga 132 studime me mbi 52 mijë persona që jetojnë me diabet tip 2.

Rezultatet treguan se rreth 60% e tyre kishin mungesë të vitaminës D, 42% mungesë magnezi dhe 29% mungesë të vitaminës B12.

Sipas Dr. Gül Bahtiyar, specialiste në endokrinologji dhe metabolizëm, mikronutrientët si vitamina D, magnezi dhe kalciumi janë thelbësorë për funksionimin normal të trupit. “Ushqimet e përpunuara, megjithëse të lehta për t’u konsumuar, shpesh janë të varfra në përmbajtje ushqyese për shkak të procesit të përpunimit,” thekson ajo.

Ekspertët rekomandojnë që mungesat të trajtohen përmes një stili jetese të shëndetshëm — duke përfshirë konsumimin e frutave, perimeve dhe ushqimeve të përpunuara minimalisht — në vend të mbështetjes vetëm te suplementet./Gazeta Shneta/

Artikulli paraprakNënat e binjakëve kanë dyfish më shumë rrezik për sëmundje të zemrës pas lindjes
Artikulli i rradhës Mot me diell dhe vranësira

Ju sugjerojmë

Mundësi punësimi për infermierë në Holandë

21/07/2026 Jetë

Anglia do të ndalojë shitjen e pijeve energjike për personat nën 16 vjeç

19/07/2026 Jetë

SHBA-të miratojnë një vaksinë të re kundër pneumokokut për fëmijët me rrezik të lartë

19/07/2026 Jetë

Mbi 70 punonjës shëndetësorë infektohen me Ebola gjatë përballjes me shpërthimin në Republikën Demokratike të Kongos

19/07/2026 Jetë

Pse mushkonjat pickojnë disa njerëz më shumë se të tjerët?

19/07/2026 Jetë

Ekspertët shpjegojnë si ndikon vapa ekstreme në organizmin e njeriut

19/07/2026 Jetë
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.