Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Nënat e binjakëve kanë dyfish më shumë rrezik për sëmundje të zemrës pas lindjes

Këshilla për shtatzëna 28/10/2025
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Rreziku për t’u shtruar në spital me sëmundje të zemrës është dyfish më i lartë për nënat e binjakëve krahasuar me ato që lindin një fëmijë të vetëm.

Sipas një studimi të publikuar në revistën “European Heart”, rreziku për t’u shtruar në spital me sëmundje kardiovaskulare gjatë vitit të parë pas lindjes është dy herë më i lartë për nënat e binjakëve sesa për ato që kanë lindur një fëmijë të vetëm, shkruan Medical Xpress përcjell Gazeta Shneta.

Ky rrezik rezulton edhe më i madh te nënat e binjakëve që kanë pasur tension të lartë gjatë shtatzënisë.

Studimi është udhëhequr nga profesori Cande Ananth, nga Departamenti i Obstetrikës, Gjinekologjisë dhe Shkencave Riprodhuese në shkollën mjekësore Rutgers Robert Wood Johnson, në Nju Xhersi.

Ai tha se: “Shkalla e shtatzënive me binjakë është rritur ndjeshëm në dekadat e fundit, kryesisht për shkak të trajtimeve të fertilitetit dhe moshës më të madhe të nënave. Studimet e mëparshme nuk kanë treguar rrezik të shtuar afatgjatë për sëmundjet e zemrës, por kjo bie ndesh me atë që shohim në praktikën klinike.”

Studiuesit analizuan të dhënat e 36 milionë lindjeve në SHBA, të mbledhura nga databaza “Nationwide Readmissions”, që mbulon periudhën 2010–2020.

Krahasuar me nënat që kishin një fëmijë dhe tension normal, gratë që lindën binjakë me tension normal kishin dyfish rrezik për t’u shtruar në spital për sëmundje të zemrës.

Ndërkohë, nënat që lindën binjakë dhe kishin tension të lartë gjatë shtatzënisë, kishin më shumë se tetë herë rrezik më të madh për probleme kardiovaskulare. /Gazeta Shneta/

 

Artikulli paraprakZemaj pas incidentit fizik: Nuk e kam merituar, as qytetarët s’duhej ta shihnin një gjë të tillë
Artikulli i rradhës Mungesa e vitaminave te personat me diabet tip 2, shqetësim në rritje

Ju sugjerojmë

Mjekët mbeten pa fjalë: Gruaja 34-vjeçe në Australi sjell në jetë katër vajza identike

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Peticion me 110 mijë nënshkrime kërkohet gjashtë muaj pushim të lehonisë në Zvicër

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Rasti 1 në 15 milionë: Nëna lind katërnjak identik

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

A mund të mbeteni shtatzënë pas menopauzës?

20/07/2026 Femina

Si ndodh fekondimi? Ja si nis shtatzënia, nga ovulacioni deri te implantimi

20/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Neutrofilet e larta gjatë shtatzënisë: Kur janë normale dhe kur mund të sinjalizojnë problem?

17/07/2026 Këshilla për shtatzëna
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.