Ka ndërruar jetë Dr. Avdullah Hoti, i cili për vite me radhë ka kontribuar në shërbimin ndaj qytetarëve në fushën e mjekësisë familjare.
Dr. Hoti e mori titullin e specialistit nga Mjekësia e Përgjithshme në vitin 2000, pas përfundimit të provimit specialistik. Gjatë karrierës së tij, ai punoi me përkushtim në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Prishtinë.
Me rastin e ndarjes së tij nga jeta, Oda e Mjekëve të Kosovës ka shprehur ngushëllimet më të sinqerta për familjarët, miqtë dhe kolegët e Dr. Hotit./Gazeta Shneta/



