Gjatë 24 orëve të fundit, Spitali i Pejës ka kryer 10 ekzaminime me Rezonancë Magnetike (MRI), duke ofruar shërbime të avancuara diagnostikuese për pacientët.
Në të njëjtën periudhë, janë realizuar 396 vizita specialistike, 39 pacientë janë shtruar, ndërsa aktualisht 202 pacientë qëndrojnë të shtrirë në spital, shkruan Gazeta Shneta.
Në laborator janë kryer 3,445 analiza për 273 pacientë, janë kryer 12 operime, 28 dializa, 65 Rëntgen dhe 54 ultrazëra, si dhe 6 ehokardiografi, 3 ergometri dhe 6 gastroskopi.
Përveç kësaj, janë ofruar 44 shërbime fiziatrike dhe janë regjistruar 3 lindje – 2 djem dhe 1 vajzë./Gazeta Shneta/




