Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Eksperti tregon raportin nga Italia për mandarinat shqiptare, si t’i dallojmë ato me kimikate?

Jetë 03/11/2025
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

“Mandarina e prodhuar në Shqipëri nuk ka asnjë preparat të palejuar dhe asnjë lloj normative mbi normat e BE-së”.

Në këtë përfundim ka dalë një raport i ardhur nga Italia për mandarinat shqiptare, i publikuar ekskluzivisht në Dita Jonë në A2 CNN nga eksperti Ilir Pilku, duke hedhur poshtë lajmet se ato përmbajnë kimikate, i cili e dëshmoi këtë duke konsumuar mandarinë në studio.

“Mbrëmë më erdhën analizat nga Italia. Janë dërguar me postë të shpejtë dhe laboratori analizon preparate e lejuara e të palejuara. janë bërë analizat për 600 preparate dhe pastaj normativat… Mund t’ua lë një kopje janë 15 faqe dhe nuk gjeni një preparat të palejuar. Nuk përjashtojmë ndonjë fermer të vogël që mund të mos ketë respektuar karencën. Unë do t’u them me plot gojën që mandarina e prodhuar në Shqipëri nuk ka asnjë preparat të palejuar dhe asnjë lloj normative mbi normat e BE”, tha ai në A2 CNN.

Eksperti njoftoi se sot janë nisur edhe 14 kampione të tjera për analizë.

“Dhe kampioni që kolegët e mi kanë marrë përmbushin të gjithë sipërfaqen e Mursisë, Xarës se Konispolit. Në këtë zonë funksionon një nga kompanitë më të mëdha në Europë të supermarketeve. Ëahtë një ekspert i huaj atje dhe ai analizon çdo lloj parcele dhe nuk ka identifikuar mbetje ose preparate të lejuara”, tha ai në A2 CNN.

Sipas tij kjo bëhet me qëllim hedhjen baltë të prodhimeve shqiptare dhe ndodh sa herë ka prodhim, sikurse edhe me frutat e perimet e tjera.

“Nuk është hera e parë që trajtoj çështjen e mandarinave dhe konsumoj mandarinat. Ne jemi mësuar me këto lloj situatash sa fillon dalja në treg e produktit shqiptar fillon edhe një trend negativ të baltosim prodhimin, është luftë tregtare, luftë rajonale, jemi mësuar në mars me domaten e specat e serave. Ne presim 40 mijë ton mandarina nga Xara e Mursia, një prodhim cilësor dhe ajo që dua të them është se në momentin e vjeljes”, u shpreh ai në Dita Jonë në A2 CNN.

Ndërkohë teknologu Abdyl Sinani, këshillon që mandarinat të lahen me ujë të rrjedhshëm dhe të mos konsumohet më shumë se 1 kg.

“Kur të hash një kg realizon atë normën që të bën dëm. Kur mandarinat janë bllokuar por një gjë duhet ta kenë njerëzit të qartë që nëse një mandarinë e lajmë 80% ikën me lëkurën. Ky 20% po të hash një kg. Duhet larë me ujë të rrjedhshëm dhe lëkura nuk duhet përdorur. Uji i ngrohtë tregon që nxjerr vaj sipër, atëherë ka aditivë, që hedhin për ta ruajtur mandarinën. duhet sqarim për popullin, t’i lani, t’i hiqni lëkurën, mos hani më shumë se një kg”.

I pyetur sesi ti dallojmë mandarinat me kimikate, teknologu përgjigjet: “Ato që janë të lustruara dhe që nuk kanë gropa. Po ta marrësh mandarinën dhe ta vësh në ujë të ngrohtë, ajo lëshon vaj. Aty kupton që i kanë hedhur aditivë. Por cilët të bëjnë dëm e cilët jo? Teknologu duhet të bëjë analizat dhe pastaj të flasim. Prandaj ka dalë kodi lot që duhet ta ketë çdo produkt ushqimor që duhet ta ketë që nga toka e me radhë. Këto defekte duhen rregulluar një nga një”. /A2cnn/

Artikulli paraprakÇfarë është ‘SPOK, sëmundja e pashërueshme që i mori jetën Fatos Nanos
Artikulli i rradhës Studimi zbulon lidhje befasuese midis zorrëve dhe ritmeve të trurit

Ju sugjerojmë

Mundësi punësimi për infermierë në Holandë

21/07/2026 Jetë

Anglia do të ndalojë shitjen e pijeve energjike për personat nën 16 vjeç

19/07/2026 Jetë

SHBA-të miratojnë një vaksinë të re kundër pneumokokut për fëmijët me rrezik të lartë

19/07/2026 Jetë

Mbi 70 punonjës shëndetësorë infektohen me Ebola gjatë përballjes me shpërthimin në Republikën Demokratike të Kongos

19/07/2026 Jetë

Pse mushkonjat pickojnë disa njerëz më shumë se të tjerët?

19/07/2026 Jetë

Ekspertët shpjegojnë si ndikon vapa ekstreme në organizmin e njeriut

19/07/2026 Jetë
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.