Spitali i Përgjithshëm i Pejës ka publikuar raportin e punës për 24 orët e fundit, ku rezulton se janë kryer gjithsej 236 ekzaminime radiologjike, përfshirë 119 rëntgenë, 71 ultrazëra, 14 rezonanca magnetike, 12 ehokardiografi, 13 mamografi, 1 ergometri dhe 6 kolonoskopi.
Në të njëjtën periudhë, janë kryer 491 vizita specialistike, janë pranuar 49 pacientë të rinj, ndërsa aktualisht janë të shtrirë 196 pacientë, shkruan Gazeta Shneta.
Gjatë ditës janë regjistruar gjithashtu 3 lindje – dy djem dhe një vajzë, 13 operacione kirurgjikale, si dhe 39 seanca dialize. Laboratori i spitalit ka realizuar 3,907 analiza për gjithsej 282 pacientë./Gazeta Shneta/



