Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Enët e gjakut në sy mund të parashikojnë sëmundjet e zemrës dhe shpejtësinë e plakjes biologjike

Jetë 04/11/2025
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Shkencëtarët e kanë ditur prej kohësh se sytë mund t’u japin mjekëve shenja të sëmundjeve që nuk lidhen direkt me syrit. Përmes enëve të gjakut në retinë, mjekët mund të identifikojnë shenja të presionit të lartë të gjakut, kolesterolit të lartë, diabetit dhe fazave të hershme të sëmundjeve të zemrës.

Një studim i ri, botuar në “Science Advances”, tregon se enët e gjakut të retinës mund të përdoren gjithashtu për të parashikuar rrezikun e sëmundjeve kardiovaskulare dhe për të vlerësuar shpejtësinë e plakjes biologjike të individit, shkruan burimi Medical News Today transmeton Gazeta Shneta.

Studiuesit analizuan skanime retinale, informacion gjenetik dhe mostra gjaku nga mbi 74,000 pjesëmarrës në katër studime kryesore si: “Canadian Longitudinal Study on Aging”, “GoDARTS”, “U.K. Biobank” dhe “PURE study”.

Dr. Marie Pigeyre, PhD, thekson se retina ofron një pamje unike, joinvazive të mikrovaskularitetit të trupit, i cili reflekton shëndetin vaskular në përgjithësi.

Me ndihmën e inteligjencës artificiale, skanimet retinale mund të zbulojnë ndryshime të vogla të lidhura me plakjen, inflamacionin dhe sëmundjet e zemrës, duke mundësuar parashikimin e hershëm dhe vlerësimin e rrezikut kardiovaskular.

Analiza tregoi se pjesëmarrësit me enë gjaku më të thjeshta dhe më pak të degëzuara kishin rrezik më të lartë për sëmundje kardiovaskulare dhe shenja të plakjes biologjike, përfshirë inflamacion të lartë dhe jetëgjatësi më të shkurtër.

Ky studim nënvizon potencialin e retinës si një biomarker joinvaziv për identifikimin e individëve me rrezik të lartë dhe mund të ndihmojë në zhvillimin e strategjive të personalizuara për parandalim dhe trajtim. /Gazeta Shneta/

Artikulli paraprakDy vite pas betejës në gjendje kome – mirënjohje për Dr. Shaqir Ukën dhe stafin e Mjekimit Intensiv Qendror në QKUK
Artikulli i rradhës Sa hapa ditorë mund të ndihmojnë në ngadalësimin e sëmundjes Alzheimer?

Ju sugjerojmë

Mundësi punësimi për infermierë në Holandë

21/07/2026 Jetë

Anglia do të ndalojë shitjen e pijeve energjike për personat nën 16 vjeç

19/07/2026 Jetë

SHBA-të miratojnë një vaksinë të re kundër pneumokokut për fëmijët me rrezik të lartë

19/07/2026 Jetë

Mbi 70 punonjës shëndetësorë infektohen me Ebola gjatë përballjes me shpërthimin në Republikën Demokratike të Kongos

19/07/2026 Jetë

Pse mushkonjat pickojnë disa njerëz më shumë se të tjerët?

19/07/2026 Jetë

Ekspertët shpjegojnë si ndikon vapa ekstreme në organizmin e njeriut

19/07/2026 Jetë
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.