Familja Zahiri nga Kosova po len gjurmë në Zvicër me katër doktorë dhe dy ordinanca.
Izajdin Zahiri është kryefamiljari specialist i pediatrisë, ndërsa tre djemtë e tij janë dy internistë dhe një neurolog.
Qendrim Zahiri, është specialist internist. Ai ka studiuar dhe specializuar në Zvicër.
Në ordinancën e tij ofrohen shërbime të mjekësisë familjare dhe të përgjithshme, duke përfshirë kontrolle të rregullta, “check-up”, ultrazë, EKG dhe ndërhyrje të vogla.
“Për ne është e rëndësishme që pacientët shqiptarë të ndihen rehat, prandaj ofrojmë shërbim edhe në gjuhën shqipe, terminologjia mjekësore është e ndërlikuar dhe komunikimi në gjuhën amtare e bën më të lehtë dhe më të sigurt.”
Artikullin e plotë mund ta lexoni në albinfo.ch.




