Prej disa muajsh, në Klinikën e Onkologjisë së QKUK në Prishtinë po mungojnë disa barna esenciale, çka ka shkaktuar telashe të mëdha për pacientët që trajtohen atje.
Çmimet e këtyre barnave në barnatore janë rritur ndjeshëm — në disa raste janë dyfishuar e madje trefishuar — duke rënduar edhe më shumë barrën financiare të pacientëve me sëmundje të rënda.
Shemsije Maloku-Thaqi, paciente me kancer të gjirit dhe anëtare e Shoqatës “Renesanca”, ka ngritur shqetësimin për këtë situatë, duke pyetur nëse bëhet fjalë për keqmenaxhim institucional apo për veprime të qëllimshme që favorizojnë barnatoret private.
Maloku-Thaqi ka ndarë edhe disa shembuj konkretë të çmimeve që ajo ka paguar për barna esenciale të dëshmuar me kupona fiskal:


Këto barna janë esenciale për trajtimin e pacientëve onkologjikë, ndërsa mungesa e tyre në institucione publike e përkeqëson gjendjen e një grupi që tashmë përballet me vështirësi të mëdha shëndetësore dhe ekonomike. /Gazeta Shneta/




