Një studim i ri shkencor ka përmbysur bindjen e përhapur se pas të 50-ave truri fillon të ngadalësohet.
Sipas kërkuesve, pikërisht në këtë periudhë njeriu arrin kulmin e aftësive të tij njohëse, me trurin që bëhet më i qëndrueshëm, më i mençur dhe emocionalisht më i pjekur, shkrua Health, transmeton Gazeta Shneta.
Studimi, i botuar në revistën Intelligence, tregon se performanca e përgjithshme e trurit arrin nivelet më të larta midis moshës 55 dhe 60 vjeç, duke përmbysur perceptimin tradicional se mesomosha shënon rënie mendore.
Hulumtimi analizoi 16 tipare kryesore psikologjike, përfshirë arsyetimin, njohuritë dhe inteligjencën emocionale, si dhe pesë tiparet e mëdha të personalitetit: ekstraversionin, stabilitetin emocional, ndërgjegjshmërinë, hapjen ndaj risive dhe pajtueshmërinë. Rezultatet treguan se ndërgjegjshmëria arrin kulmin rreth moshës 65 vjeç, stabiliteti emocional në 75, ndërsa arsyetimi moral vazhdon të përmirësohet edhe pas të 70-ave. Sipas studiuesve, megjithëse shpejtësia e përpunimit të informacionit mund të bjerë lehtë, aftësi të tjera si gjykimi, përvoja dhe kontrolli emocional forcohen me kalimin e moshës.
Ekspertët theksojnë se individët në mesin e jetës janë shpesh më të përshtatshëm për role udhëheqëse dhe vendimmarrëse, pasi kombinojnë përvojën praktike me aftësitë njohëse dhe emocionale të zhvilluara. “Këto gjetje tregojnë se truri i mesomoshatarëve nuk është aspak në rënie, përkundrazi është në formën më të mirë të mundshme,” thuhet në studim. Autorët nënvizojnë se konceptet paragjykuese mbi plakjen mendore janë të tejkaluara dhe se mosha duhet parë si periudhë e pjekurisë dhe forcës mendore, jo e rënies.
Për të ilustruar këtë, studiuesit përmendin figura si Charles Darëin, i cili botoi On the Origin of Species në moshën 50 vjeç, dhe Ludëig van Beethoven, që krijoi Simfoninë Nr. 9 në moshën 53 vjeç. Të dyja rastet tregojnë se kulmi i krijimtarisë dhe mendimit të thellë shpesh ndodh në mesin e jetës./Gazeta Shneta/


