Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Rritet numri i të rinjve me kancer kolorektal te moshat e reja: 5 gjëra që duhet të dini

Jetë 08/11/2025
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Rastet e kancerit kolorektal me fillim të hershëm, që prek persona nën moshën 50 vjeç, po rriten në mënyrë shqetësuese në mbarë botën. Kjo sëmundje, e cila përfshin kancerin e zorrës së trashë dhe rektumit, po diagnostikohet më shpesh tek të rinjtë, duke ngritur alarmin për nevojën e ndërhyrjes më të hershme dhe përkujdesjes më të madhe.

Sipas Dr. Kimmie Ng, onkologe gastrointestinale dhe profesoreshë në Harvard Medical School, incidenca e këtij kanceri po rritet me rreth 2% në vit tek personat e rinj që nga mesata e viteve 1990, dhe kjo trendë vërehet jo vetëm në SHBA, por globalisht, shkruan CNN, transmeton Gazeta Shneta.

Për më tepër, kanceri kolorektal është tashmë shkaku kryesor i vdekjeve nga kanceri tek burrat nën 50 vjeç në SHBA, dhe nëse trendi vazhdon, pritet që deri në vitin 2030 të bëhet shkaku kryesor i vdekjeve nga kanceri edhe tek gratë nën këtë moshë.

Një problem i madh është se shumë të rinj përballen me sfida të veçanta pas diagnostikimit, pasi shumica janë prindër të fëmijëve të vegjël, kujdesen për prindërit e moshuar dhe janë në mes të karrierës së tyre.

Ndërkohë, rastet e përgjithshme të kancerit kolorektal në moshat më të avancuara po bien, falë përparimeve në trajtim dhe programeve të screeningut. Megjithatë, kjo përfitim nuk është parë tek personat nën 50 vjeç, prandaj ekspertët rekomandojnë që screening-u të nisë që nga mosha 45 vjeç për njerëzit me rrezik mesatar.

Edhe pse numri absolut i rasteve të reja tek të rinjtë është ende relativisht i ulët, rëndësia e ndërgjegjësimit dhe diagnostikimit të hershëm mbetet thelbësore. Simptomat e para që duhet të ngrenë alarmin janë prania e gjakut të përzier në jashtëqitje, ndryshime të vazhdueshme në zakonet e zorrëve, dhimbje në bark, humbje e pashpjegueshme në peshë dhe lodhje e pazakontë.

Mjekët këshillojnë që çdo ndryshim i pazakontë në funksionin e zorrëve të diskutohet menjëherë me mjekun, pavarësisht ndjenjës së sikletit. Diagnostikimi dhe trajtimi i hershëm mund të bëjnë ndryshimin mes jetës dhe vdekjes. / Gazeta Shneta/

 

Artikulli paraprakShkencëtarët: Mosha e artë e trurit është midis 55 dhe 60 vjeç
Artikulli i rradhës Pacientët e verbër rikthejnë pjesërisht shikimin me një çip të vogël

Ju sugjerojmë

Mundësi punësimi për infermierë në Holandë

21/07/2026 Jetë

Anglia do të ndalojë shitjen e pijeve energjike për personat nën 16 vjeç

19/07/2026 Jetë

SHBA-të miratojnë një vaksinë të re kundër pneumokokut për fëmijët me rrezik të lartë

19/07/2026 Jetë

Mbi 70 punonjës shëndetësorë infektohen me Ebola gjatë përballjes me shpërthimin në Republikën Demokratike të Kongos

19/07/2026 Jetë

Pse mushkonjat pickojnë disa njerëz më shumë se të tjerët?

19/07/2026 Jetë

Ekspertët shpjegojnë si ndikon vapa ekstreme në organizmin e njeriut

19/07/2026 Jetë
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.