Një grup studiuesish nga Universiteti Kombëtar i Tajvanit (National Taiwan University) mund të ketë bërë një zbulim të rëndësishëm në luftën kundër rënies së flokëve.
Sipas një studimi të publikuar në revistën shkencore Cell Metabolism, shkencëtarët kanë zhvilluar një serum të bërë nga acide yndyrore natyrale, i cili ndihmoi minjtë të rigjenerojnë flokët brenda vetëm 20 ditësh. Substanca përmban acide si oleika dhe palmitoleika, të cilat aktivizojnë qelizat yndyrore nën lëkurë dhe “zgjohen” qelizat staminale të folikujve të flokëve, duke nxitur rritjen e re, shkruan Ndtv, transmeton Gazeta Shneta,
Profesori Sung-Jan Lin, i cili drejtoi kërkimin, deklaroi se efekti ishte aq mbresëlënës, sa ai vetë vendosi ta testonte serumin në lëkurën e tij dhe vuri re rritje të flokëve pas vetëm tre javësh. Rezultatet e eksperimentit te minjtë treguan se procesi funksionon pa pasur nevojë për ndërhyrje të dhimbshme ose procedura mjekësore të komplikuara.
Megjithatë, studiuesit theksojnë se rezultatet janë ende në fazë eksperimentale dhe vlejnë vetëm për testet laboratorike. Ata paralajmërojnë se cikli i rritjes së flokëve tek njerëzit është shumë më kompleks dhe kërkohen prova të tjera klinike përpara se serumi të përdoret gjerësisht. Pavarësisht kësaj, zbulimi ka ngjallur shpresa të mëdha në fushën e dermatologjisë dhe mjekësisë estetike, pasi mund të ofrojë një alternativë natyrale, efektive dhe të sigurt kundër rënies së flokëve në të ardhmen./ Gazeta Shneta/


