Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Shkencëtarët japonezë: Thinjat mund të lidhen me rrezik më të ulët të melanomës

Jetë 08/11/2025
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Një studim i ri i një grupi shkencëtarësh japonezë sugjeron se njerëzit e thinjur mund të kenë një mbrojtje natyrale kundër melanomës, një tumor i lëkurës.

Thinjat lindin për shkak të dëmtimit të qelizave staminale, të cilat vendosin të autoeliminohen në vend që të shumohen, duke reduktuar kështu mundësinë për zhvillimin e kancerit. Kërkimi u realizua në laborator te kaviet në Universitetin e Tokyos dhe rezultatet u publikuan në revistën shkencore Nature Cell Biology, transmeton Gazeta Shneta.

Autorët sqarojnë se thinjat nuk janë një mbrojtje direkte kundër kancerit, por tregojnë një nga mekanizmat që qelizat staminale përdorin për të reaguar ndaj dëmtimit.

Qelizat në kokë prodhojnë pigment që i jep ngjyrë flokëve, dhe kur dëmtohen në nivel ADN-je, ato diferencohen dhe shkëputen në mënyrë të pakthyeshme, duke bërë që fijet e flokëve të ndryshojnë ngjyrën dhe të bëhen gri.

Rezultatet tregojnë se qelizat staminale mund të ndjekin rrugë të ndryshme vetëflijim ose zgjerim  në varësi të stresit dhe sinjaleve të mikromjedisit. Ky mekanizëm tregon se procesi i thinjes dhe zhvillimi i melanomës janë të lidhura me njëra-tjetrën, si reagim ndaj stresit qelizor./ Gazeta Shneta/

Artikulli paraprakShkencëtarët tajvanezë krijojnë serumin që mund të rikthejë flokët për 20 ditë
Artikulli i rradhës Analiza e gjakut Galleri mund të zbulojë 50 lloje kanceri dhe të përshpejtojë diagnostikimin

Ju sugjerojmë

Mundësi punësimi për infermierë në Holandë

21/07/2026 Jetë

Anglia do të ndalojë shitjen e pijeve energjike për personat nën 16 vjeç

19/07/2026 Jetë

SHBA-të miratojnë një vaksinë të re kundër pneumokokut për fëmijët me rrezik të lartë

19/07/2026 Jetë

Mbi 70 punonjës shëndetësorë infektohen me Ebola gjatë përballjes me shpërthimin në Republikën Demokratike të Kongos

19/07/2026 Jetë

Pse mushkonjat pickojnë disa njerëz më shumë se të tjerët?

19/07/2026 Jetë

Ekspertët shpjegojnë si ndikon vapa ekstreme në organizmin e njeriut

19/07/2026 Jetë
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.