Një studim i ri finlandez nga UKK Institute ka zbuluar se të kalosh shumë kohë shtrirë ose duke pushuar gjatë ditës mund të jetë më i rrezikshëm për shëndetin sesa të qëndruarit ulur.
Hulumtimi përfshiu mbi 4,000 finlandezë të moshës 20 deri 69 vjeç, gjatë viteve 2017–2019 dhe 2021–2022, dhe analizoi lidhjen midis aktiviteteve të përditshme, formës fizike dhe shëndetit kardiovaskular, shkruan Yle, transmeton Gazeta Shneta.
Rezultatet treguan se individët që kalonin më shumë kohë shtrirë kishin perimetër më të madh beleshdhe rrezik më të lartë për sëmundje kardiovaskulare. Studiuesit theksuan se të qëndruarit ulur për periudha të shkurtra, sidomos në kombinim me lëvizje të shkurtra ose qëndrime në këmbë, mund të ketë efekte më të dobishme për shëndetin.
Ekspertët shprehen se ky studim ndryshon perceptimin e mëparshëm që qëndrimi ulur ishte më i dëmshëm, duke treguar se aktiviteti i moderuar dhe pozicionet e ndryshme gjatë ditës janë të rëndësishme për mirëqenien. / Gazeta Shneta/


