Më shumë se 37 milionë njerëz në mbarë botën kanë përjetuar fibrilacion atrial (AFib), një çrregullim kardiovaskular që shkakton rrahje të çrregullta të zemrës. Rreziku i AFib ndikohet nga faktorë të pandryshueshëm, si mosha dhe gjenetika, por edhe nga faktorë të modifikueshëm, duke përfshirë peshën, tensionin e gjakut dhe ushqimin e shëndetshëm.
Studimet e mëparshme kanë sugjeruar se shmangia e substancave si alkooli, sheqeri, natriumi dhe kafeina mund të ulte rrezikun e AFib. Megjithatë, një studim i ri i botuar në “JAMA” sjell një këndvështrim ndryshe: kafeina mund të mos jetë aq e dëmshme sa besohej, shkruan Medical News Today transmeton Gazeta Shneta.
Studiuesit zbuluan se konsumimi i një filxhani kafeje me kafeinë në ditë mund të ulë rrezikun e rikthimit të episodeve të AFib deri në 39%.
Ky përfundim i ri sugjeron se një sasi e moderuar kafeine mund të ketë efekte mbrojtëse, në vend që të rrisë rrezikun.
Sipas autorëve, kafeina mund të ndikojë në ritmin kardiak përmes mekanizmave që përmirësojnë funksionimin e zemrës dhe stresin oksidativ.
Megjithatë, efektet e saj mund të ndryshojnë nga një person te tjetri, sidomos tek ata me ndjeshmëri të lartë ndaj stimuluesve.
Edhe pse këto të dhëna janë premtuese, ekspertët theksojnë se kafeja nuk duhet parë si trajtim, por si një faktor i mundshëm mbështetës në stilin e jetesës.
Kontrolli i peshës, menaxhimi i tensionit, aktiviteti fizik dhe ushqyerja e balancuar mbeten strategjitë kryesore për reduktimin e rrezikut të AFib.
Ky studim hap rrugën për kërkime të mëtejshme që mund të sqarojnë rolin e saktë të kafeinës në shëndetin e zemrës. /Gazeta Shneta/


