Një studim i ri ka zbuluar se ngrënia e noodle-ve instant disa herë në javë mund të lidhet me rreziqe afatgjata për shëndetin.
Sipas hulumtuesve, këto produkte janë të pasura me natrium dhe përbërës të përpunuar, të cilët mund të rrisin presionin e gjakut dhe të ndikojnë negativisht në balancën e kolesterolit dhe sheqerit në gjak, shkruan PMC, transmeton Gazeta Shneta.
Studiuesit theksojnë se konsumimi i shpeshtë i tyre mund të shtojë ngarkesën në sistemin kardiovaskular dhe metabolik, sidomos kur zëvendësojnë vaktet më ushqyese.
Ekspertët e shëndetit rekomandojnë moderim në konsumim, lexim të kujdesshëm të vlerave ushqyese dhe kombinimin me perime ose burime të proteinave të lehta, për të përmirësuar vlerën ushqyese të vaktit. /Gazeta Shneta/


