Ushtarët e kampit “Bondsteel” iu bashkuan endokrinologes Dr. Edita Shala-Blakaj, në luftën e saj kundër sëmundjes së Diabetit.
Endokrinologia Dr. Edita Shala-Blakaj e cila është edhe Ambasadore e Global Diabetes Walks, e ka realizuar një spot promovues kundër sëmundjes së Diabetit.
Në këtë luftë asaj i janë bashkuar edhe ushtarët e KFOR-it në kampin “Bondsteel”.
Shala-Blakaj e ka publikuar këtë video duke i falënderuar ushtarët për bashkëpunimin.
“Faleminderit KFOR-it për bashkëpunimin, profesionalizmin dhe për mbështetjen në përhapjen e një mesazhi kaq të rëndësishëm për shëndetin e komunitetit tonë. Forca, ndërgjegjësimi dhe solidariteti janë arma jonë më e fortë në luftën kundër diabetit”, ka shkruar ajo. /Gazeta Shneta/




