Studimi i ri i realizuar nga Mayo Clinic në SHBA ka gjetur lidhje të fortë mes pagjumësisë kronike dhe rrezikut të shtuar për demencë tek të moshuarit.
Studiuesit kanë ndjekur 2,750 persona mbi 50 vjeç për më shumë se pesë vjet dhe kanë zbuluar se personat me pagjumësi afatgjate përjetojnë rënie më të shpejtë të kujtesës dhe të funksioneve njohëse.
Sipas rezultateve, këta individë ishin 40% më të rrezikuar të zhvillonin demencë ose çrregullim të lehtë kognitiv krahasuar me personat që flinin normalisht.
Skanimet e trurit treguan se pagjumësia lidhet me dy shenja të rëndësishme të demencës:
- rritje të pllakave amiloide,
- dëmtime në substancën e bardhë të trurit, që lidhen me qarkullimin e sinjaleve nervore.
Personat që flinin më pak se zakonisht paraqitën rrezikun më të madh, duke funksionuar sikur të ishin katër vjet më të moshuar në testimet e para.
Hulumtimet e mëparshme tregojnë se gjumi nën gjashtë orë në të 50-at mund të rrisë rrezikun e demencës dekada më vonë.
Për këtë arsye, ekspertët rekomandojnë që gjumi të trajtohet si një faktor i rëndësishëm i shëndetit të trurit, njësoj si presioni i gjakut dhe aktiviteti fizik./Gazeta Shneta/


