Një trajtim i ri eksperimental po jep rezultate shumë premtuese për pacientët me kancer të fshikëzës. Ilaçi PPM, i zhvilluar nga studiuesit e UC Davis dhe i testuar te katër pacientët e parë, ka sjellë remision të plotë tek 3 prej tyre, sipas studimit të botuar në Journal of Clinical Oncology.
Njëri nga pacientët, 74-vjeçari Gerald Hecox, i cili kishte dështuar disa herë me trajtimin standard BCG, u shpëtua nga heqja e fshikëzës, shkruan MedicalXpress transmeton Gazeta Shneta.
Vetëm gjashtë javë pas fillimit të terapisë, analizat treguan se nuk kishte më kancer.
PPM funksionon duke dërguar kemoterapinë drejtpërdrejt te qelizat kancerogjene, duke kursyer indet e shëndetshme dhe duke ulur efektet anësore. Hecox nuk pati asnjë simptomë negative gjatë trajtimit.
Studiuesit po rekrutojnë pacientë të rinj për të vlerësuar më tej sigurinë dhe efektivitetin e terapisë, e cila mund të bëhet alternativë ndaj operacionit të rëndë të heqjes së fshikëzës.




