Drejtoria e Arsimit në Kryeqytet ka njoftuar se procesi mësimor për ditën e sotme është anuluar, si pasojë e kushteve të përkeqësuara atmosferike dhe reshjeve të mëdha të shiut që kanë krijuar vështirësi në komunikacion.
Sipas njoftimit, vendimi është marrë në koordinim me Drejtorinë e Sigurisë dhe Emergjencave, Drejtorinë e Shërbimeve Publike dhe drejtorët e shkollave, me qëllim garantimin e sigurisë së nxënësve.
Nga kjo drejtori bëjnë të ditur se anulimi i mësimit vjen edhe pas konsultimit me Kryetarin e Kryeqytetit, si masë parandaluese për mbrojtjen e fëmijëve./Gazeta Shneta/



