Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Studim: Stresi i nënës gjatë shtatzënisë përshpejton daljen e dhëmbëve tek foshnjat

Këshilla për shtatzëna 18/11/2025
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Një studim i publikuar në Frontiers in Oral Health tregon se stresi i nënës gjatë shtatzënisë ndikon drejtpërdrejt në kohën kur foshnjat nxjerrin dhëmbët e parë.

Sipas kërkuesve nga Universiteti i Rochester në SHBA, nivelet e larta të hormonit të stresit – kortizolit – tek nëna, sidomos në muajt e fundit të shtatzënisë, lidhen me “shpërthim” më të hershëm të dhëmbëve tek fëmijët.

Dr. Ying Meng, autorja kryesore e studimit, tha se foshnjat e nënave me kortizol më të lartë kishin mesatarisht deri në katër dhëmbë më shumë në moshën 6 muajsh, krahasuar me fëmijët e nënave me nivele më të ulëta stresi.

Studimi ka analizuar 142 nëna nga familje me sfida ekonomike, duke matur nivelet hormonale gjatë shtatzënisë dhe duke ndjekur zhvillimin e dhëmbëve të fëmijëve deri në 2 vjeç. Rezultatet treguan se stresi prenatal mund të përshpejtojë zhvillimin biologjik të fëmijës dhe të shërbejë si një shenjë paralajmëruese për shëndetin oral dhe të përgjithshëm.

Sipas autorëve, nxjerrja e parakohshme e dhëmbëve mund të lidhet me ndikimin e kortizolit në zhvillimin e kockave, metabolizmin e kalciumit dhe vitaminës D. Ata theksojnë se nevojiten studime të tjera për të kuptuar plotësisht se si stresi i nënës ndikon në këtë proces.

Artikulli paraprakMoti sot i vranët dhe me reshje shiu
Artikulli i rradhës Moti i keq, Komuna e Prishtinës anulon procesin mësimor

Ju sugjerojmë

Peticion me 110 mijë nënshkrime kërkon gjashtë muaj pushim të lehonisë në Zvicër

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Rasti 1 në 15 milionë: Nëna lind katërnjak identik

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

A mund të mbeteni shtatzënë pas menopauzës?

20/07/2026 Femina

Si ndodh fekondimi? Ja si nis shtatzënia, nga ovulacioni deri te implantimi

20/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Neutrofilet e larta gjatë shtatzënisë: Kur janë normale dhe kur mund të sinjalizojnë problem?

17/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Çfarë tregon sekrecioni vaginal gjatë shtatzënisë?

17/07/2026 Këshilla për shtatzëna
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.