Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Gripi po përhapet “jashtëzakonisht herët” në Evropë për shkak të një varianti të ri, paralajmërojnë autoritetet shëndetësore

Lajme 20/11/2025
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Sipas raportit të ri të Qendrës Evropiane për Parandalimin dhe Kontrollin e Sëmundjeve (ECDC), rastet e gripit po zbulohen 3 deri në 4 javë më herët në vendet e BE-së, Islandë, Lihtenshtajn dhe Norvegji.

Përhapjen po e nxit një shtam i ri i influencës A, i njohur si H3N2 subclade K, i cili është regjistruar edhe në Mbretërinë e Bashkuar.

ECDC paralajmëron se sezoni mund të jetë më i rëndë nëse infeksionet rriten dhe vaksinimi mbetet në nivele të ulëta, shkruan Euronews përcjell Gazeta Shneta.

“Po shohim rritje të hershme të rasteve dhe koha është kritike,” tha Edoardo Colzani, ekspert i viruseve respiratore në ECDC.

Ai bëri thirrje për vaksinim sa më shpejt, veçanërisht për grupet në rrezik: të moshuarit, gratë shtatzëna, personat me sëmundje kronike, të imunokompromentuarit, punonjësit shëndetësorë dhe banorët e institucioneve të kujdesit afatgjatë.

Edhe pse vaksina e këtij viti përfshin një variant të H3N2, nuk dihet ende sa mbrojtëse është ndaj nënvariantit të ri.

Megjithatë, autoritetet theksojnë se vaksinimi mbetet mënyra më efektive për të reduktuar rastet e rënda dhe barrën mbi spitalet gjatë dimrit.

ECDC rekomandon gjithashtu masa shtesë në klinika dhe qendra kujdesi afatgjatë, si përdorimi i maskave kur qarkullimi i virusit është i lartë./Gazeta Shneta/

Artikulli paraprakStudim: Diabeti i tipit 1 mund të rrisë ndjeshëm rrezikun e kancerit të fshikëzës
Artikulli i rradhës Shpallja e zgjedhjeve zgjat buxhetin për dy muajt e parë të 2026-tës

Ju sugjerojmë

Aksidenti tragjik në Komoran: Tre të lënduarit po trajtohen në QKUK, gjendja e tyre e rëndë

21/07/2026 Lajme

Moti i lig: Ekipet e KEDS-it në terren për të monitoruar situatën me rrymë

21/07/2026 Lajme

Gruaja e Hysen Durmishit bëhet këshilltare e ministrit Vitia

21/07/2026 Lajme

IKD: Ngërçi politik po rrezikon funksionimin e institucioneve të pavarura

21/07/2026 Lajme

Peticion me 110 mijë nënshkrime kërkon gjashtë muaj pushim të lehonisë në Zvicër

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Arratiset një person i ndaluar gjatë trajtimit mjekësor në Suharekë

21/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.