Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Vaksinimi kundër gripit në Europë mbetet i ulët – vetëm disa vende arrijnë targetin

Jetë 21/11/2025
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Me fillimin e sezonit të gripit në Europë, të dhënat e reja tregojnë se normat e vaksinimit mbeten të ulëta në shumë shtete.

Sezoni i gripit zakonisht zgjat nga mesi i nëntorit deri në fund të majit, dhe viti i kaluar (2024-2025) ishte veçanërisht i ashpër, duke infektuar deri në një në pesë evropianë dhe duke shkaktuar rreth 27,600 vdekje në Bashkimin Europian.

Shifrat e publikuara nga Qendra Europiane për Parandalimin dhe Kontrollin e Sëmundjeve (ECDC) tregojnë se vetëm disa vende po arrijnë të afërm nga targeti i vaksinimit të të rriturve mbi 65 vjeç, shkruan Euronews përcjell Gazeta Shneta.

Vaksinimi në këtë grup varion nga nën 15 për qind në Letoni dhe Poloni, deri në 76 për qind në Danimarkë, ndërsa mesatarja e BE-së është 47 për qind. Përveç Danimarkës, vetëm Irlanda, Portugalia dhe Suedia janë afër objektivit të Bashkimit Europian për të vaksinuar të paktën 75 për qind të të moshuarve.

Sa i përket punonjësve shëndetësorë, 23 vende rekomandojnë vaksinimin e detyrueshëm, por normat variojnë nga 14 për qind në Slloveni deri në 51 për qind në Norvegji.

Tek gratë shtatzëna, të dhënat nga 8 vende tregojnë një normë mesatare 22 për qind, me Spanjën në krye me 61 për qind, ndërsa disa vende janë ende nën 10 për qind.

ECDC thekson se për të përmirësuar mbulimin e vaksinimit, autoritetet shëndetësore duhet të bëjnë më shumë sesa të përditësojnë udhëzimet zyrtare, duke inkurajuar qytetarët të vaksinohen, sidomos ata që janë më të rrezikuar nga gripi, si të moshuarit, fëmijët, shtatzënat dhe personeli mjekësor./Gazeta Shneta/

Artikulli paraprakNë Spitalin e Përgjithshëm të Pejës kryhen mbi 3500 analiza laboratorike brenda një dite
Artikulli i rradhës Reshje bore në Angli, mbi 100 shkolla të mbyllura dhe mijëra banesa pa energji

Ju sugjerojmë

Studim: Pushimet e shkurtra gjatë qëndrimit ulur mund të ulin rrezikun e vdekjes nga kanceri

03/07/2026 Jetë

BE miraton një shtesë ushqimore që mund të ndihmojë në parandalimin e shtimit në peshë

03/07/2026 Jetë

Studim: Këshillimi në shtëpi rrit testimin për HIV te çiftet dhe përmirëson shëndetin e nënave

03/07/2026 Jetë

Rehabilitimi kognitiv mund të ndihmojë pacientët me COVID të zgjatur të kapërcejnë “mjegullën e trurit”

03/07/2026 Jetë

Mbi 100 persona u infektuan me salmonelë në Evropë

03/07/2026 Jetë

Foshnjat që ushqehen me gji gjatë gjashtë muajve të parë flenë më gjatë në vitin e parë të jetës

02/07/2026 Jetë
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, PN, Prishtinë

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.