Një studim i fundit ndërkombëtar tregon se marrja e acidit folik dhe multivitaminave gjatë shtatzënisë lidhet me një rrezik rreth 30% më të ulët për zhvillimin e çrregullimeve të spektrit autik (ASD) tek fëmijët.
Studimi, një përmbledhje e tetë rishikimeve sistematike dhe meta-analizave, përfshiu 3 milionë pjesëmarrës dhe gjeti se shumica e analizave tregojnë një efekt mbrojtës të suplementeve prenatale.
Rezultatet treguan se suplementimi me multivitamina lidhej me një ulje prej 34% të rrezikut të ASD, ndërsa acid folik vetëm ishte i lidhur me një ulje prej 30%.
Analizat e ndjeshmërisë sugjeruan se këto gjetje nuk varen nga ndonjë studim individual dhe janë të qëndrueshme në të gjithë të dhënat e përfshira.
Autoret e studimit, të publikuar në PLOS One, theksuan se këto rezultate ofrojnë mbështetje të fortë për përfshirjen e acidit folik dhe multivitaminave në rutinën prenatale, duke filluar që para konceptimit dhe duke vazhduar gjatë shtatzënisë së hershme.
Sipas studiuesve, ushqyerja dhe suplementimi i duhur gjatë shtatzënisë mund të jenë një ndër ndërhyrjet më të thjeshta dhe të qasshme për të reduktuar rrezikun e autizmit tek fëmijët./Gazeta Shneta/


