Një studim i ri tregon se problemet e zakonshme të shëndetit tek të moshuarit, si dehidratimi, deliriumi, kequshqyerja apo rëniet, mund të jenë shumë të rrezikshme nëse shfaqen pas një operacioni të madh.
Të moshuarit që zhvillojnë këto sindroma geriatrike pas kirurgjisë kanë dyfish më shumë gjasa të vdesin brenda një viti dhe kalojnë më shumë kohë në spitale ose institucione kujdesi.
Analiza përfshiu të dhënat e 780,000 pacientëve mbi 66 vjeç që iu nënshtruan një prej pesë operacioneve të mëdha midis 2016 dhe 2021, përfshirë bypass koronarian, heqjen e mushkërive, riparimin e aneurizmës abdominale, heqjen e pankreasit ose të një pjese të kolonit.
Gati 11% e pacientëve zhvilluan të paktën një sindrom geriatrik gjatë shtrimit, ku dehidratimi ishte më i shpeshti (67%), ndjekur nga deliriumi (25%) dhe kequshqyerja (13%).
Pacientët me një nga këto probleme ishin më pak të aftë të ktheheshin direkt në shtëpi dhe kaluan 27% më pak ditë në shtëpi në tre muajt pas operacionit krahasuar me ata që nuk zhvilluan sindroma geriatrike. Rreziku i vdekjes ishte edhe më i lartë tek ata që zhvilluan dy ose më shumë probleme.
Studimi sugjeron se operacionet tek të moshuarit duhet të planifikohen duke marrë parasysh sfidat shëndetësore të pacientëve, dhe procedurat minimalisht invazive janë të lidhura me 49% rrezik më të ulët për sindroma geriatrike pas operacionit.
Sipas studiuesve, monitorimi i kujdesshëm dhe trajtimi i personalizuar i pacientëve të moshuar mund të ndihmojë në parandalimin e komplikacioneve dhe të rrisë shanset për rikthim të suksesshëm në jetën e përditshme./Gazeta Shneta/


