Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Evropa mbetet e vonuar në zbulimin e infeksioneve me HIV/AIDS

Lajme 01/12/2025
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Raporti i përbashkët i Qendrës Evropiane për Parandalimin dhe Kontrollin e Sëmundjeve (ECDC) dhe Zyrës Evropiane të Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH) u publikua për Ditën Botërore të HIV/AIDS, e cila shënohet sot.

”Numri në rritje i rasteve të pazbuluara rrezikon arritjen e objektivit për eliminimin e HIV/AIDS-it si kërcënim për shëndetin publik deri në vitin 2030”, thekson ECDC, me seli në Stokholm, dhe OBSH Evropa, me seli në Kopenhagë.

Sopas raportit, ”gati 106 000 diagnoza me HIV u regjistruan në rajonin e OBSH Evropës në vitin 2024”. Ky numër përfshin gjithsej 53 vende, që shtrihen përtej BE-së deri në Azinë Qendrore.

Duke marrë vetëm Parashtrimin Ekonomik Evropian (EEA), që përfshin BE-në si dhe Islandën, Lihtenshtejnin dhe Norvegjinë, u regjistruan pak më shumë se 24 000 diagnoza, 48% e të cilave ishin diagnoza të vonuara.

Të dy institucionet kërkuan testime më të gjera për HIV dhe qasje më të mirë te testimi vetjak, duke argumentuar se objektivi i vitit 2030 është i arritshëm, por vetëm nëse Evropa mbyll menjëherë boshllëkun e testimit.

Sipas të dhënave të OKB-së, rreth 1,3 milionë persona në mbarë botën u infektuan me virusin e imunodeficiencës njerëzore (HIV) në vitin 2024, i cili mund të shkaktojë SIDA nëse nuk trajtohet.

Në fund të vitit 2024, 40,8 milionë njerëz në botë jetonin me HIV, më shumë se tre të katërtat e të cilëve kishin akses te medikamentet kundër virusit.

Rreth 630 000 persona vdiqën si pasojë e HIV/AIDS-it.

Artikulli paraprakPacientja falënderon Klinikën e Gjinekologjisë për lindjen e suksesshme para kohe
Artikulli i rradhës Australia vendos ndalimin për rrjetet sociale nën moshën 16 vjeç – ekspertët e quajnë “eksperiment real” për ndikimin tek të rinjtë

Ju sugjerojmë

Zvicra nuk ndjek shembullin gjerman: vazhdon shitja e alkoolit në stacionet hekurudhore

22/07/2026 Lajme

“Microsoft” u ka mundësuar punëtorëve tri ditë pushim në javë, produktiviteti është rritur për 40%

22/07/2026 Lajme

Mbi 4,100 të infektuar nga shpërthimi i parazitit Ciklospora në ShBA

22/07/2026 Lajme

Rritet numri i viktimave nga tërmeti në Venezuelë, arrin në 5,346

22/07/2026 Lajme

Gjermani: Shtohet dhuna e seksualizuar ndaj të miturve

22/07/2026 Lajme

Aksidentet në komunikacion ua morën jetën 46 kosovarëve për 6 muaj

22/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.