Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

OBSH: Ilaçet kundër obezitetit duhet të shoqërohen me dietë dhe ushtrime

Jetë 02/12/2025
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Organizata Botërore e Shëndetësisë ka lëshuar udhëzimet e saj të para për përdorimin e ilaçeve kundër obezitetit, duke theksuar se ato duhet të kombinohen me një stil jetese të shëndetshëm, ushtrime fizike dhe mbështetje psikologjike.

Ilaçet si Wegovy, Mounjaro dhe Ozempic, që i përkasin klasës së agonistëve GLP-1, ndihmojnë në humbjen e peshës duke zvogëluar oreksin, shkruan Euronews përcjell Gazeta Shneta.

Megjithatë, njerëzit shpesh rikuperojnë peshën kur ndalojnë marrjen e ilaçeve, prandaj ekspertët rekomandojnë ndjekje të vazhdueshme dhe mbështetje të integruar.

WHO thekson se obeziteti është një sëmundje kronike që kërkon trajtim afatgjatë dhe jo vetëm ilaçe. Aktualisht, mbi 890 milionë të rritur në botë vuajnë nga obeziteti, i cili rrit rrezikun për sëmundje të zemrës, diabet, kancer dhe probleme të tjera shëndetësore.

Ekspertët rekomandojnë që trajtimi i obezitetit të kombinojë ilaçet me ushqim të shëndetshëm, aktivitet fizik dhe kujdes të vazhdueshëm mjekësor, për të përmirësuar shëndetin dhe cilësinë e jetës së pacientëve./Gazeta Shneta/

Artikulli paraprakSpitali i Përgjithshëm i Pejës: Mbi 4 mijë analiza për 323 pacientë vetëm në 24 orët e fundit
Artikulli i rradhës Italia dhuron 30 paleta me dezinfektues për QKUK-në, vlera rreth 80 mijë euro

Ju sugjerojmë

Mundësi punësimi për infermierë në Holandë

21/07/2026 Jetë

Anglia do të ndalojë shitjen e pijeve energjike për personat nën 16 vjeç

19/07/2026 Jetë

SHBA-të miratojnë një vaksinë të re kundër pneumokokut për fëmijët me rrezik të lartë

19/07/2026 Jetë

Mbi 70 punonjës shëndetësorë infektohen me Ebola gjatë përballjes me shpërthimin në Republikën Demokratike të Kongos

19/07/2026 Jetë

Pse mushkonjat pickojnë disa njerëz më shumë se të tjerët?

19/07/2026 Jetë

Ekspertët shpjegojnë si ndikon vapa ekstreme në organizmin e njeriut

19/07/2026 Jetë
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.