Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Studim: Paketat e nikotinës po promovohen si trend në TikTok, rrezik për të rinjtë

Jetë 02/12/2025
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Një studim i ri nga Universiteti i British Columbia paralajmëron se paketat orale të nikotinës, të njohura si nicotine pouches, po shfaqen në TikTok si një trend i këndshëm dhe modern, duke tërhequr sidomos të rinjtë.

Sipas autores së studimit, Dr. Laura Struik, këto produkte janë krijuar fillimisht për t’i ndihmuar njerëzit të lënë duhanin, por në rrjetin social TikTok po paraqiten si pjesë e një “stili jete”, ku përdorimi i tyre shihet si argëtim dhe pjesë e identitetit të të rinjve, shkruan MedicalXpress transmeton Gazeta Shneta.

Hulumtimi analizoi 250 video në TikTok, të cilat kanë gjeneruar mbi 16 milionë pëlqime dhe qindra mijëra komente e shpërndarje. Shumica e videove i paraqisnin paketat e nikotinës – sidomos markën Zyn – si produkte të lehta për t’u përdorur, diskrete dhe të përshtatshme për çdo aktivitet të përditshëm.

Dr. Struik thotë se një qasje e tillë është shqetësuese, pasi përdorimi i hershëm i nikotinës mund të çojë në varësi dhe probleme serioze shëndetësore. Pavarësisht kësaj, vetëm rreth 6% e videove në TikTok përmendnin rreziqet, si:

• dëmtimi i mishrave të dhëmbëve,
• prishja e dhëmbëve,
• rritja e baktereve të dëmshme në gojë,
• rreziku për kancer oral,
• probleme kardiake.

Studimi thekson se industria e duhanit po e shfrytëzon fuqinë e rrjeteve sociale për të normalizuar këto produkte tek të rinjtë – një grup i ndjeshëm dhe me rrezik të lartë për t’u bërë të varur.

“Këto nuk janë produkte për lënien e duhanit; janë nxitës të rinj të varësisë ndaj nikotinës,” paralajmëron Dr. Struik, duke shtuar se trendi në rritje do të jetë një sfidë afatgjatë për shëndetin publik.

Artikulli paraprakKlinika e Kardiokirurgjisë në QKUK realizon për herë të parë zëvendësimin e harkut të aortës
Artikulli i rradhës Dhuna digjitale ndaj grave po rritet dhe po i përjashton nga hapësira publike

Ju sugjerojmë

Mundësi punësimi për infermierë në Holandë

21/07/2026 Jetë

Anglia do të ndalojë shitjen e pijeve energjike për personat nën 16 vjeç

19/07/2026 Jetë

SHBA-të miratojnë një vaksinë të re kundër pneumokokut për fëmijët me rrezik të lartë

19/07/2026 Jetë

Mbi 70 punonjës shëndetësorë infektohen me Ebola gjatë përballjes me shpërthimin në Republikën Demokratike të Kongos

19/07/2026 Jetë

Pse mushkonjat pickojnë disa njerëz më shumë se të tjerët?

19/07/2026 Jetë

Ekspertët shpjegojnë si ndikon vapa ekstreme në organizmin e njeriut

19/07/2026 Jetë
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.