Demenca aktualisht prek më shumë se 57 milionë njerëz në mbarë botën, dhe shifrat parashikohen të trefishohen gjatë 25 viteve të ardhshme. Shumë faktorë rrisin rrezikun për demencë, duke përfshirë moshën, gjenetikën dhe sëmundjet vaskulare. Hulumtimet e fundit sugjerojnë se disa infeksione virale mund të kontribuojnë gjithashtu në këtë rrezik.
Një studim i ri i udhëhequr nga shkencëtarët e Stanford Medicine dhe i botuar në “Nature” tregon se vaksinimi kundër herpesit mund të zvogëlojë rrezikun e demencës deri në 20%, shkruan burimi Medical News Today transmeton Gazeta Shneta.
Herpesi, i shkaktuar nga virusi varicella zoster, mund të riaktivizohet pas infeksionit fillestar dhe të ndikojë në sistemin nervor.
Studiuesit theksojnë se vaksinimi mund të jetë një mënyrë me kosto efektive për të ngadalësuar rritjen e shpejtë të rasteve të demencës.
Në nivel global, numri i personave të prekur nga demenca u rrit me 117% midis 1990 dhe 2016, dhe shifrat pritet të arrijnë mbi 150 milionë deri në vitin 2050.
Qendrat për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC) rekomandojnë mbajtjen e një mënyre jetese aktive, dietë të shëndetshme dhe kontroll të gjendjeve si diabeti dhe presioni i lartë i gjakut për të ulur rrezikun, megjithëse faktorë si mosha dhe gjenetika mbeten jashtë kontrollit të individit.
Ky studim thekson rëndësinë e lidhjes midis infeksioneve virale dhe demencës dhe sugjeron se vaksinimi kundër herpesit mund të jetë një strategji e thjeshtë dhe efektive për të reduktuar këtë rrezik në popullatë. /Gazeta Shneta/


