Kryetarët e Odave të Profesionistëve Shëndetësorë kanë mbajtur sot një takim ku kanë diskutuar për fillimin e ndërtimit të objektit të ri si dhe procesin e dixhitalizimit.
Në këtë takim kanë marr pjesë kryetari i OMK-së Dr. Pleurat Sejdiu, kryetari i OSK-së Prof. Dr. Blerim Kamberi, kryetari i OFTK-së Feim Gashi, kryetari i OFK-së Kadri Bytyqi dhe Naser Rrustemaj nga OIK.
“Në këtë takim u diskutuan dy çështje kryesore: Ndërtimi i objektit të përbashkët të OPSH-ve, ku u prezantuan detajet lidhur me projektin, hapat e realizimit dhe dinamika e vendosjes së gurthemelit, i cili pritet të bëhet në ditët e ardhshme”, thuhet në njoftimin e përbashkët.
Njoftimi i plotë:
U mbajt takimi i Kryetarëve të Odave të Profesionistëve Shëndetësorë
Sot, më datë 02 dhjetor 2025, në ambientet e Odës së Mjekëve të Kosovës u mbajt takimi i Kryetarëve të Odave të Profesionistëve Shëndetësorë.
Në këtë takim u diskutuan dy çështje kryesore: Ndërtimi i objektit të përbashkët të OPSH-ve, ku u prezantuan detajet lidhur me projektin, hapat e realizimit dhe dinamika e vendosjes së gurthemelit, i cili pritet të bëhet në ditët e ardhshme.
Çështja e dytë që u diskutua ishte funksionalizimi i platformës digjitale, ku u trajtuan sfidat aktuale të platformës, si dhe mundësitë për zhvillim të mëtejmë dhe avancim të proceseve të digjitalizimit të shërbimeve për profesionistët shëndetësorë.
Odat e Profesionistëve Shëndetësor mbeten të përkushtuara në transparencë, bashkëpunim ndërinstitucional dhe ofrimin e shërbimeve për anëtarët e saj.




