Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Avokati popullit: Shumë prej personave me aftësi të kufizuara vijojnë të përballen me pengesa serioze në qasjen në shërbimet shëndetësore, arsim, punësim dhe pjesëmarrje në jetën publike

Lajme 03/12/2025
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Në Ditën Ndërkombëtare të Personave me Aftësi të Kufizuara, Avokati i Popullit ka reaguar duke thënë se ndonëse institucionet publike kanë detyrimin ligjor të ndërmarrin masa që sigurojnë trajtim të barabartë dhe eliminim të diskriminimit, shumë prej këtyre personave vijojnë të përballen me pengesa serioze në qasjen në shërbimet shëndetësore, arsim, punësim dhe pjesëmarrje në jetën publike.

“Avokati i Popullit, përmes rekomandimeve dhe ndërhyrjeve të vazhdueshme, ka kontribuar në ndryshime të rëndësishme, përfshirë rishikimin e procedurave të rivlerësimit mjekësor për personat paraplegjikë dhe tetraplegjikë, të cilat më parë kishin qenë në kundërshtim me ligjin.” thuhet në reagim ku tutje është theksuar se në vitin 2025, janë rekomanduar gjithashtu ulje të tarifave të energjisë elektrike për personat paraplegjikë, tetraplegjikë dhe personat e verbër, në pajtim me ligjet përkatëse.

Sipas këtij institutcioni, Avokati i Popullit ka trajtuar raste që lidhen me të drejtën e votës për persona që me vendime gjyqësore u është hequr pjesërisht zotësia e veprimit dhe nëse këto vendime kanë ndikim në të drejtën për të votuar, si dhe çështje që kanë të bëjnë me qasjen në arsim cilësor për personat e shurdhër.

Në reagim theksohet se pavarësisht këtyre përpjekjeve, zbatimi i rekomandimeve të Avokatit të Popullit mbetet i ulët dhe se shumë komuna ende nuk sigurojnë qasje të përshtatshme fizike në objektet publike, duke cenuar një të drejtë themelore.

Po ashtu ky reagim thekson se udhëzimet administrative për uljen e tarifave të energjisë elektrike nuk janë miratuar ende.

“Edhe pse më 3 gusht 2023 Gjykata Kushtetuese konfirmoi amendamentin kushtetues që parasheh përfshirjen e Konventës së Kombeve të Bashkuara për të Drejtat e Personave me Aftësi të Kufizuara, miratimi i saj nga Kuvendi i Republikës së Kosovës ende nuk ka ndodhur. Ky hap është i domosdoshëm për garantimin e të drejtave dhe lirive themelore, si dhe për forcimin e respektit dhe dinjitetin për personat me aftësi të kufizuara.” thuhet në reagim.

Avokati i Popullit ka përmbyllur duke u shprehur se ky institucion do të vazhdojë të avokojë në mënyrë të palëkundur që këto të drejta të respektohen dhe të zbatohen në praktikë, duke e konsideruar barazinë dhe përfshirjen vlera thelbësore të një shoqërie demokratike.

Artikulli paraprakUltratingulli ndihmon në trajtimin e komplikimeve vaskulare nga injektimet estetike
Artikulli i rradhës Studim: Fëmijët e nënave me çrregullime të të ngrënit kanë më shumë rrezik për astmë

Ju sugjerojmë

Canolli: Prishtina me mbulueshmëri të lartë për shumicën e vaksinave, MMR mbetet nën nivelin e synuar

22/07/2026 Lajme

Spitali i Përgjithshëm i Pejës apelon për zgjidhje urgjente të problemit me mbeturinat nga institucionet përgjegjëse

22/07/2026 Lajme

15 të lënduar gjatë stuhisë së fuqishme në Shkup

22/07/2026 Lajme

IHMK paralajmëron: Pritet stuhi e fuqishme në të gjithë Kosovën

22/07/2026 Lajme

Foshnja vdiq nga uria, prindërit gjermanë dënohen me burgim të përjetshëm

21/07/2026 Lajme

Tre të vdekur nga hantavirusi në Venezuelë

21/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.