Një studim i ri në European Heart Journal tregon se personat me diabet tip 1 dhe tip 2 kanë rrezik shumë më të lartë për vdekje të papritur kardiake krahasuar me popullatën e përgjithshme.
Rezultatet tregojnë se personat me diabet tip 2 janë 6.5 herë më të rrezikuar, ndërsa ata me diabet tip 1 3.7 herë më të rrezikuar për të vdekur nga ndalimi i papritur i zemrës.
Rreziku është veçanërisht i lartë te të rinjtë nën 50 vjeç. Vdekja e papritur kardiake shkurton jetëgjatësinë mesatare me 3-4 vjet për personat me diabet, shkruan HealthDay transmeton Gazeta Shneta.
Ekspertët shpjegojnë se diabeti rrit rrezikun për sëmundje të zemrës dhe ritme të çrregullta të zemrës për shkak të niveleve të larta të sheqerit dhe dëmtimeve nervore.
Trajtimet e reja për diabetin, si SGLT2 inhibitors dhe GLP-1, mund të ndihmojnë në uljen e këtij rreziku.
Studiuesit nënvizojnë rëndësinë e bashkëpunimit me mjekun për kontrollin e faktorëve kardiovaskularë dhe paralajmërojnë se pajisjet moderne, si smartwatch që detektojnë arrest kardiak, mund të shpëtojnë jetë, veçanërisht tek pacientët me diabet tip 1./Gazeta Shneta/


