Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Studim: Ajri në aeroplanë dhe spitale është kryesisht i sigurt nga mikrobet e rrezikshme

Jetë 05/12/2025
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Një studim i ri i publikuar në revistën Microbiome ka zbuluar se ajri në kabinat e aeroplanëve dhe në ambientet spitalore është përgjithësisht i sigurt dhe përmban kryesisht mikrobe të padëmshme, të ngjashme me ato që gjenden në lëkurën e njeriut.

Studiuesit analizuan ndotësit mikrobialë të mbledhur nga pjesa e jashtme e maskave të udhëtarëve dhe punonjësve shëndetësorë, si dhe nga një filtër kabine të një aeroplani, i përdorur për më shumë se 8 mijë orë.

Në total u identifikuan 407 lloje mikroorganizmash, shumica prej tyre të padëmshëm. Vetëm një numër shumë i vogël i baktereve potencialisht të rrezikshme u zbulua, pa shenja të infeksioneve aktive.

Sipas autores kryesore të studimit, Prof. Erica Hartmann nga Universiteti Northwestern, rezultatet tregojnë se “ajri i brendshëm zakonisht reflekton mikrobe të burimit njerëzor, kryesisht nga lëkura.”

Studimi lindi gjatë pandemisë së COVID-19, kur ishin të larta shqetësimet për transmetimin e virusit në aeroplanë. Për shkak të kostos së lartë të zëvendësimit të filtrave HEPA në aeroplanë, ekipi vendosi të përdorë maskat si mjet më të thjeshtë dhe më të lirë për mbledhjen e mostrave të ajrit.

Artikulli paraprakFDA: Sensorët e gabuar të matjes së glukozës lidhen me 7 vdekje dhe mbi 700 lëndime në gjithë botën
Artikulli i rradhës Kur superheronjtë zbresin nga qielli – Magjia që preku Pediatrinë

Ju sugjerojmë

Mundësi punësimi për infermierë në Holandë

21/07/2026 Jetë

Anglia do të ndalojë shitjen e pijeve energjike për personat nën 16 vjeç

19/07/2026 Jetë

SHBA-të miratojnë një vaksinë të re kundër pneumokokut për fëmijët me rrezik të lartë

19/07/2026 Jetë

Mbi 70 punonjës shëndetësorë infektohen me Ebola gjatë përballjes me shpërthimin në Republikën Demokratike të Kongos

19/07/2026 Jetë

Pse mushkonjat pickojnë disa njerëz më shumë se të tjerët?

19/07/2026 Jetë

Ekspertët shpjegojnë si ndikon vapa ekstreme në organizmin e njeriut

19/07/2026 Jetë
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.