Një studim i ri ka zbuluar se ecja ose ngjitja e shkallëve mund të djegë nga 20% deri në 60% më shumë të energjsë.
Hulumtimi, i kryer nga Universiteti i Milanos dhe i publikuar në “Proceedings of the Royal Society B”, analizoi efektin metabolik të aktiviteteve të shkurtra, duke treguar se lëvizjet me ritme të ndërprera rrisin ndjeshëm konsumimin e oksigjenit.
Në studim morën pjesë 10 persona të rinj dhe të shëndetshëm, me moshë mesatare 27 vjeç. Ata u angazhuan në aktivitete që zgjatnin nga 10 deri në 240 sekonda, si ecje normale ose ngjitje shkallësh.
Duke përdorur një maskë oksigjeni, studiuesit matën marrjen e oksigjenit dhe vendosën që periudhat më të shkurtra, rreth 30 sekonda, kishin kosto metabolike dukshëm më të lartë. Këto intervale konsumonin 20–60% më shumë oksigjen sesa ecja në ritëm konstant.
“Ecja me breshëri të shkurtra,” përshkruan një model lëvizjeje me shpërthime të shpejta, të ndjekura nga ecje më e ngadaltë. Ndryshimet e paparashikuara të ritmit detyrojnë trupin të përfshihet në procese më intensive metabolike për të përballuar rritjen e menjëhershme të energjisë që kërkohet.
Edhe pse rezultatet janë premtuese, ekspertët paralajmërojnë se ato nuk mund të përgjithësohen, për shkak të numrit të vogël të pjesëmarrësve.
Megjithatë, studimi sugjeron se ndërprerja dhe rifillimi i aktivitetit rrit shpenzimin total të energjisë, duke e bërë këtë formë lëvizjeje një alternativë efektive për rritjen e aktivitetit fizik dhe djegies së kalorive. /Gazeta Shneta/


