Një studim i ri tregon se mbylljet e shkollave gjatë pandemisë COVID-19 janë lidhur me rritje të problemeve të shëndetit mendor tek fëmijët, përfshirë depresionin, ankthin dhe ADHD.
Studimi përfshiu të dhëna nga mbi 185,700 fëmijë të moshës 5–18 vjeç në Kaliforni.
Fëmijët që u kthyen më herët në shkollë kishin 43% më pak rrezik për probleme të shëndetit mendor krahasuar me ata që vazhduan të qëndronin larg mësimit fizik. Efekti ishte më i dukshëm tek vajzat.
Hulumtuesit argumentojnë se arsyeja mund të lidhet me mungesën e ndërveprimit social, zakonet e çrregullta të gjumit, rritjen e përdorimit të ekranit, dietën jo të shëndetshme dhe vështirësitë në mësim gjatë mbylljeve.
Pas rihapjes së shkollave, shpenzimet për kujdesin mendor të fëmijëve u ulën: 11% për shërbimet mjekësore, 8% për barnat psikiatrike dhe 5% për barnat specifike të ADHD-së, shkruan HealthDay transmeton Gazeta Shneta.
Dr. Rita Hamad, autore kryesore e studimit nga Harvard T.H. Chan School of Public Health, thekson se shkollat luajnë një rol të rëndësishëm në mirëqenien e fëmijëve dhe politikat e ardhshme duhet të sigurojnë rihapje të sigurt të shkollave dhe qasje në burime sociale dhe emocionale për fëmijët.


