Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Inflacioni ngritet në 5,3% në nëntor, ASK publikon raportin e fundit për çmimet

Lajme 10/12/2025
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar Indeksin e Harmonizuar të Çmimeve të Konsumit (IHÇK) për muajin nëntor 2025, me vit bazë 2015=100. Sipas raportit, inflacioni vjetor ka arritur në 5,3%, ndërsa ai mujor është 0,4%.

Inflacioni vjetor – 5,3% më i lartë se nëntori 2024

Indeksi i harmonizuar i çmimeve të konsumit është rritur mesatarisht me 5,3% krahasuar me nëntorin e vitit 2024. Kjo rritje është kryesisht rezultat i shtrenjtimit të disa grupeve të COICOP-it, ndër të cilat më të theksuarat janë:

  • Shërbime të tjera për pajisjet personale të transportit (+18,1%)
  • Pemë (+16,1%)
  • Energjia elektrike (+15,5%)
  • Bileta të fluturimeve (+14,6%)
  • Mirëmbajtje dhe riparim i pajisjeve personale të transportit (+14,1%)
  • Kafe, çaj dhe kakao (+14,0%)
  • Mish (+13,7%)
  • Pushime të organizuara (+13,5%)
  • Qumësht, djathë dhe vezë (+10,5%)

Rritje kanë pësuar edhe grupet tjera si lëndët djegëse të ngurta, shërbimet ambulantore, shërbimet hoteliere, pajisjet terapeutike, duhani, kujdesi personal, produktet ushqimore, buka dhe drithërat, pijet alkoolike, arsimi dhe të tjera. Ndikimi i përbashkët i këtyre nëngrupeve në inflacionin vjetor vlerësohet në 5,4%.

Në anën tjetër, janë regjistruar ulje të lehta të çmimeve te:

  • Karburante dhe lubrifikantë për pajisjet personale të transportit (-0,8%)
  • Blerje e automjeteve (-0,5%)
  • Këto ulje kanë dhënë një ndikim të përgjithshëm prej -0,1% në IHÇK.
  • Inflacioni mujor – rritje 0,4% në krahasim me tetorin

Krahasuar me tetorin 2025, çmimet e konsumit në nëntor janë rritur mesatarisht me 0,4%. Kjo rritje është nxitur kryesisht nga:

  • Shërbime të tjera në lidhje me pajisjet personale të transportit (+5,1%)
  • Qumësht, djathë dhe vezë (+4,2%)
  • Perime (+3,0%)
  • Energjia elektrike (+1,8%)
  • Karburante dhe lubrifikantë për pajisjet personale të transportit (+1,6%)
  • Mish (+1,1%)
  • Kujdes personal (+1,0%)
  • Kafe, çaj dhe kakao (+1,0%)
  • Blerje e automjeteve (+0,6%)

Ndikimi i përbashkët i këtyre nëngrupeve në rritjen mujore është 0,6%.

Rënie domethënëse mujore është vërejtur te:

  • Bileta të fluturimeve (-15,9%)
  • Pushime të organizuara (-8,2%)

Këto ulje kanë kontribuar me 0,2% në ngadalësimin e inflacionit mujor.

Të dhënat shtesë sipas grupeve COICOP

Raporti përfshin edhe ndryshimet mujore dhe vjetore sipas grupeve kryesore të COICOP-it, ku më të larta rezultojnë:

  • Ushqimi dhe pijet joalkoolike: +8,7% vjetore
  • Strehimi, uji, energjia elektrike, gazi dhe lëndë djegëse: +8,8% vjetore
  • Restorantet dhe hotelet: +8,5% vjetore
  • Shëndetësia: +7,0% vjetore

Ndërsa transporti shënon një rritje të lehtë vjetore prej 1,5%, dhe komunikimi një rënie të vogël prej -0,2%.

Artikulli paraprakNagavci: Çdo fëmijë duhet të ndihet i sigurt, i respektuar dhe i përkrahur
Artikulli i rradhës IAP shënon Ditën Ndërkombëtare për të Drejtat e Njeriut me tryezë diskutimi mbi shëndetin mendor të të moshuarve

Ju sugjerojmë

IKD: Ngërçi politik po rrezikon funksionimin e institucioneve të pavarura

21/07/2026 Lajme

Peticion me 110 mijë nënshkrime kërkon gjashtë muaj pushim të lehonisë në Zvicër

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Arratiset një person i ndaluar gjatë trajtimit mjekësor në Suharekë

21/07/2026 Lajme

Time Kadrijaj i bashkohet sfidës së Burim Ramadanit, e kryen narko-testin

21/07/2026 Lajme

U dërgua në gjendje të rëndë në spital pas zhytjes, vdes turistja 30-vjeçare në Vlorë

21/07/2026 Lajme

IHMK: Pasdite mund të ketë stuhi afatshkurtra, rrebeshe dhe mundësi breshëri

21/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.